Sport

Superiorja/ Java e 33-të e ndarë në dy ditë, spikat derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani

ytetit Të hënën, në mbrëmje (20:00), në “Arenën Kombëtare, do të luhet derbi i kryeqytetit Tirana - Partizani

5 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA

Superiorja/ Java e 33-të e ndarë në dy ditë, spikat derbi i

TIRANE - Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet i ndarë në dy ditë, të dielën tri takime dhe të hënën dy të tjerat. Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final Four”.

Dy takimet e para të së dielës janë Laçi - Skënderbeu dhe Bylis - Vllaznia, të dyja në orën 15:00. Duke iu referuar renditjes, sfida në Kurbin do të jetë një ndeshje për mbijetesë, për jeta e vdekje. Interesante pritet edhe ndeshja në Shkodër, ku ballshiotët do të kërkojnë të marrin pike për të mbijetuar.

Po të dielën, në orën 18:00, në “Elbasan Arena” do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City - Teuta, ku “Djemtë e Detit” do të kërkojnë të marrin pike për të mbijetuar.

Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në “Arena Egnatia” skuadrën e AF Elbasanit, që kërkon të renditet në “Top 4”.

Ndërsa mbrëmja, do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana - Partizani. Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00, ku fitorja do të kërkohet nga të dyja skuadrat.

Superiorja/ Java e 33-të e ndarë në dy ditë, spikat derbi i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll