Sport

Van Nistelrooy nuk toleron, bën sherr dhe përjashton nga ndeshja yllin e ekipit…

Konflikti ka nisur për faktin që lojtari jeton 160 kilometra larg qendrës stërvitore

4 Prill 2025, 21:02 Nga DOSJA
Van Nistelrooy nuk toleron, bën sherr dhe përjashton nga ndeshja yllin

ANGLI - I pamëshirshëm. Kjo është fjala që përcakton më së miri mënyrën se si Ruud van Nistelrooy, trajneri holandez i Leicester, arriti një në mosmarrëveshje me Harry Winks, një nga figurat e skuadrës.

Pasi lojtari u la jashtë protokollit të ndeshjes, në duelin e së mërkurës kundër Manchester Cityt, të cilin njerëzit e Pep Guardiolës e fituan 2-0, tifozët vunë në dyshim arsyet e mungesës së tij.

Përgjigja është mësuar këtë të enjte, e bërë e ditur nga ‘The Telegraph’. Van Nistelrooy dhe Winks patën një debat të ashpër, pasi trajneri nuk ishte dakord me faktin se lojtari jeton 160 kilometra larg qendrës stërvitore të “Dhelprave” dhe e bën këtë rrugë të gjatë çdo ditë.

Ai i kërkoi Winksit të qëndronte një herë në javë në një hotel afër ambienteve të klubit, gjë që Winks e refuzoi për arsye personale, pasi së fundmi u bë baba.

Biseda u përshkallëzua, trajneri u zemërua dhe largoi Winks nga puna e ekipit kryesor. Kujtojmë që në fillim të sezonit Winks ishte një nga lojtarët e Leicesterit që u kap në një festë në Kopenhagë, ku shfaqën një poster me mbishkrimin "Na mungoni, Enzo Maresca" (ish-trajneri i Leicester, aktualisht në Chelsea).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll