Sport

Edhe një tjetër mungesë te Bayern: Musiala dëmtohet në këmbën e majtë. "Ai nuk do të jetë aty kundër Interit"...

Kundër Augsburgut, mesfushori sulmues çaloi duke dalël jashtë fushës. Pas ndeshjes, drejtori sportiv Eberl përjashtoi mundësinë e rikuperimit të tij për Champions League.

5 Prill 2025, 08:30 Nga DOSJA

Edhe një tjetër mungesë te Bayern: Musiala dëmtohet në

GJERMANI - Bie shi në shtëpinë e Bayern Munichut, i cili të martën e ardhshme do të përballet me Interin në shtëpi në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen e Bundesligës në fushën e Augsburgut, një tjetër dëmtim ka ardhur për skuadrën e Kompany. 

Jamal Musiala çaloi jashtë fushës,i mbështetur nga dy anëtarë të stafit mjekësor të bavarezëve. Mesfushori sulmues i lindur në vitin 2003, i cili shënoi golin e barazimit të Bayernit, pasi Giannoulis e kishte lënë pas, pësoi një problem muskulor në këmbën e majtë.

Në fund të ndeshjes, përgjigja e parë erdhi nga drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl: "Dëmtimi nuk duket i mirë. Unë përjashtoj një rikuperim kundër Interit", tha ai për Bild. Kundër zikaltërve, Bayern tashmë do të duhet të bëjë pa Davies, Upamecano dhe Ito, të cilët do të jenë jashtë për një kohë të gjatë, si dhe Neuer dhe Guerreiro, kështu që ka pak shpresa për t'i rikuperuar ata në kohë.

Edhe një tjetër mungesë te Bayern: Musiala dëmtohet në

"Ai ndjeu diçka në pjesën e pasme të këmbës së tij, por ne nuk e dimë ende se çfarë është - i tha trajneri Kompany për Dazn pas ndeshjes. - Duhet të presim dhe të shohim dhe të kompensojmë mungesën e tij me ekipin. Shpresojmë që kur të kthehet Jamal, ne do të kemi fituar ndeshjet tona dhe ai do të jetë në gjendje të na ndihmojë përsëri".

“Nuk kemi pasur një javë të mirë me gjithë këto dëmtime, - tha Harry Kane. - Jamal është një lojtar i rëndësishëm për ne, kështu që do të na mungojë gjatë gjithë kohës që duhet të jetë jashtë. Le të shpresojmë që të mos jetë aq keq sa duket”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll