Sport

Arthur Melo grabitet në Barcelonë në mes të ditës: Braziliani mbeti pa orë...

Mesfushori i Gironas është grabitur në një parking

4 Prill 2025, 20:47 Nga DOSJA

Arthur Melo grabitet në Barcelonë në mes të ditës:

SPANJE - Arthur Melo pati një eksperiencë për të harruar të enjten. Mesfushori i Gironas është grabitur dhe ka mbetur pa orë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15, në një park makinash, në Passeig de Gracia, në Barcelonë. Atje dy persona i vodhën aksesorin dhe ikën me motoçikletë, kur ylli brazilian po blinte një biletë për të shkuar në shtëpi, raporton gazeta 'AS'.

Ish-lojtari i Barcelonës tashmë ka bërë denoncim, por nuk ka pësuar lëndime fizike. Arthur është stërvitur këtë të premte me skuadrën katalanase dhe është gati të luajë kundër Alavés, të shtunën, në orën 13:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll