Sport

FOTO/ Tiranës i mbyllen dyert në ”Selman Stërmasi”, prezantohen 5 projektet për impiantin e ri sportiv dhe zonën përreth…

Stadiumi ”Selman Stërmasi” së shpejti pritet t’i nënshtrohet ristrukturimit të tij, me impiantin ekzistues që do të zëvendësohet nga një i ri, i cili ashtu si “Arena Kombëtare”, duke u ndërtuar në bashkëpunim me privatët dhe do të ketë hapësira për shërbime të tjera rrotull tij.

4 Prill 2025, 18:59 Nga DOSJA

FOTO/ Tiranës i mbyllen dyert në ”Selman Stërmasi”,

TIRANE - Ishte paralajmëruar më herët diçka e tillë. Sot është zhvilluar në një dëgjesë publike faza finale e garës ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”.

5 grupet kanë prezantuar projektet e tyre për impiantin e ri, një stadium krejtësisht të ri sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, por sigurisht edhe për zonën rreth e rrotull, e cila do të shfrytëzohet për të ndërtuar hapësira të reja multi-funksionale tregtare, të cilat do ta kthejnë atë zonë në një qendër të re të Tiranës

FOTO/ Tiranës i mbyllen dyert në ”Selman Stërmasi”,

Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në këtë dëgjesë, theksoi rëndësinë e këtij projekti dhe përshëndeti skuadrat finaliste: "Tani i vjen radha stadiumit “Selman Stermasi”, ndërkohë që punohet dhe është në kantier Akademia e re e Futbollit, Akademia e Manchester City në Durrës, së shpejti do të fillojmë akademinë e Raffa Nadal po në Durrës dhe Agjencia është në diskutime me NBA për Akademinë e NBA po në Durrës, ku duam të krijojmë një destinacion akademish sportive,"- tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll