Sport

Ja si do t’i shpërndajë Barça biletat për finalen e Kupës së Mbretit…

Klubi braugana do të ndajë 85 për qind për anëtarët dhe grupet mbështetëse...

4 Prill 2025, 18:24 Nga DOSJA

Ja si do t’i shpërndajë Barça biletat për finalen e

SPANJE - Barcelona ka bërë të ditur se si do t’i shpërndajë 26.031 biletat që ka për finalen e Kupës së Mbretit, e cila do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill në La Cartuja. Njësia culé do të ndajë 85 për qind për anëtarët dhe klubet mbështetëse. Nga 22.126 bileta që do të vihen në dispozicion të publikut të gjerë, 17.701 do të shkojnë për anëtarët dhe 4.425 për tifo-grupet. Pjesa e mbetur prej 15 për qind, siç përcaktohet nga statusi i klubit, do të jetë për sponsorët dhe angazhimet e institucionit.

Tifozët do të mund të kërkojnë bileta nga data 5 deri më 9 prill. Nëse kërkesa tejkalon ofertën, shorti do të bëhet në datën 10. Tregëtimi do të hapet nesër në orën 11:00 dhe do të mbyllet të mërkurën e javës së ardhshme, në orën 23:59. Biletat, të cilat variojnë nga 72 deri në 270 euro, do të dorëzohen në format dixhital, jo personalisht. 

Kërkesat për të kërkuar vende janë: të jesh anëtar për më shumë se një vit, të jesh mbi 6 vjeç në ditën e finales dhe të jetë i përditësuar me pagesën e të gjitha tarifave. Kërkesa do të bëhet përmes faqes së klubit, duke lënë një depozitë prej 20 euro dhe në të njëjtin formular mund të regjistrohen deri në 6 abonentë. Më tej, institucioni kujton se vendet janë nominale dhe të patransferueshme. Në rastin e klubeve mbështetëse, kërkesa do të bëhet përmes portalit mbështetës të FC Barcelona .

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll