Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 rriten me 15.4% ankesat
Foto ilustruese TIRANA- Të paktën 455 individë e subjekte u ankuan në vitin 2024 pranë Komsionerit për të Drejtën e...
Kolegë, aktorë të vjetër dhe të rinj familjarë dhe qytetarë kanë ndërtuar artisten me përulje dhe duartrokitje në këtë ditë të fundit të saj ku u përcoll me këtë ceremoni shtetërore të organizuar në ambientet e TOB.
TIRANË- Ikona e teatrit dhe kinematografisë Margarita Xhepa është përcjellë për në banesën e fundit. Kolegë, aktorë të vjetër dhe të rinj familjarë dhe qytetarë kanë ndërtuar artisten me përulje dhe duartrokitje në këtë ditë të fundit të saj ku u përcoll me këtë ceremoni shtetërore të organizuar në ambientet e TKOB.

Djali i artistes, Ndriçim Xhepa, në përfundim të homazheve ka dhënë një prononcim për mediat ku u shpreh se filmi i fundit ku ajo kori pjesë “Bolero në vilën e pleqve” ishte edhe mbyllje e bukur e perdes mes jetës dhe artit për nënë e tij.
Artistja shqiptare ndërroi jetë dje (3 prill) një ditë pasi festoi 91-vjetorin. Margarita Xhepa u shua në një spital privat në Tiranë, ku ishte shtruar për shkak të disa problemeve pulmonare. Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1932, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.
Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës. Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim; Majlindën tek shfaqja "Majlinda", Dafina tek Lumi i vdekur, Filja tek Cuca e maleve, Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën, Nëna tek Përballë vetes etj. Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.
Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek Luiza Miler, Zonja Berling tek Vizita e inspektorit, Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri, Ana Andrejevna tek Revizori, Marsela tek Qeni i kopshtarit, Mashenka tek Mashenka, Shejla tek Morali i zonjës Dulska, apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.
Veç roleve në teatër, aktorja ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E.
Musliun, Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes, me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s'erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.
Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek "Mirupafshim". Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit. Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.
Foto ilustruese TIRANA- Të paktën 455 individë e subjekte u ankuan në vitin 2024 pranë Komsionerit për të Drejtën e...
Ndriçim Xhepa dhe Margarita Xhepa TIRANË- I biri i artistes së madhe Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa foli gjatë homazheve p&eum...
foto ilustruese DURRËS- Pesë persona janë përleshur me njëri tjetrin, pas një aksidentit, ku dy automjetet u përplas&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes FIER- Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicë...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të aktores së ndjerë Margarita Xhepa. ...
Foto Ilustruese TIRANË- Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë ka ndodhur në Shqipëri. Ndryshe nga mishi i...
Tinka Kurti TIRANË- Aktorja e mirënjohur Tinka Kurti ka marrë pjesë në homazhet në ndër të aktores, Margerita ...
Ilaria Sula ITALIA-Të tjera detaje vijojnë të zbardhen lidhur me vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali. Sipas mediave ital...
pamje nga homazhet TIRANË- Kinematografia shqiptare humbi një prej emrave ikonë të saj, Margarita Xhepën. Artistja shiptare u nda ...
Mjetet e sekuestruara VLORA- Një 15-vjeçar në Vlorë është vënë nën hetim pasi dyshohet se gjat&eum...