Aktualitet

EMRI/ Iu gjetën 107 doza kokaine, arrestohet 25-vjeçari në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”

Sipas policisë 25-vjeçari i identifikuar si Beqir Hoxha është kapur në kuardër të operacionit ‘Settings’.

4 Prill 2025, 13:48 Nga M.B
EMRI/ Iu gjetën 107 doza kokaine, arrestohet 25-vjeçari në
Foto ilustruese

VORA- Një 25-vjeçar është arrestuar teksa i janë gjetur 107 doza me kokainë në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”. Sipas policisë 25-vjeçari i identifikuar si Beqir Hoxha është kapur në kuardër të operacionit ‘Settings’.

Përveç dozave të kokainës, që dyshohet si i mbante për t’i shitur, Hoxhës i janë gjetur dhe 5 targa automjetesh, ku midis tyre rezulton të jetë një automjet i vjedhur. Nga ana tjetër policia ka gjetur dhe një sasi të vogël municioni luftarak, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Posedonte me qëllim shitjen, 107 doza kokaine dhe 5 targa automjetesh (njëra e një automjeti të vjedhur në Fier), arrestohet 25-vjeçari.

Komisariati i Policisë Vorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Settings”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi B. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Vorë-Tiranë”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin B. H. Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi dhe në servisin që ai kishte në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 107 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen, 5 targa automjetesh, njëra prej të cilave i përket një automjeti të vjedhur në Fier, dhe një sasi e vogël municioni luftarak. 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

vora

Sondazh

Poll