Aktualitet

"Kishte dëshirë të bënte edhe një tjetër film"! Homazhet për Margarita Xhepën! Flet i biri: Roli i fundit përkoi me finalen e jetës së saj

Ai tha se nëna e tij e mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor dhe lodhjet e viteve bëjnë të vetën.

4 Prill 2025, 12:46 Nga E. D
"Kishte dëshirë të bënte edhe një tjetër
Ndriçim Xhepa dhe Margarita Xhepa

TIRANË- I biri i artistes së madhe Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa foli gjatë homazheve për nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai tha se nëna e tij e mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor dhe lodhjet e viteve bëjnë të vetën.

"Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj," tha ai. 

ndriçim xhepa

Sondazh

Poll