Aktualitet

Emrat/ Pas aksidentit përleshen me njëri-tjetrin, arrestohen katër personave në Durrës, në kërkim një tjetër

Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë Altin, Edison dhe Robert Kraci (të 3 vëllezër), si dhe Agim Hasanbelliu. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe administratori i një lokali. Ai ka hequr DVR-në e kamerave të lokalit pas sherrit.

4 Prill 2025, 12:23 Nga E. D
Emrat/ Pas aksidentit përleshen me njëri-tjetrin, arrestohen
foto ilustruese

DURRËS- Pesë persona janë përleshur me njëri tjetrin, pas një aksidentit, ku dy automjetet u përplasën në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ditë e djeshme në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit. Policia ka arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar. 

Bëhet e ditur se në pranga kanë rënë Altin, Edison dhe Robert Kraci (të 3 vëllezër), si dhe Agim Hasanbelliu. Gjithashtu është proceduar penalisht dhe administratori i një lokali. Ai ka hequr DVR-në e kamerave të lokalit pas sherrit.

Njoftimi i Policisë:

Dje, rreth orës 18:50, automjeti me drejtues shtetasin B. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Pas përplasjes, janë përfshirë në konflikt fizik, shtetasi A. K. dhe 2 vëllezërit e tij me shtetasit B. H. dhe A. H. Shtetasi A. H., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, nuk ka treguar për rrethanat e konfliktit dhe për shtetasit e përfshirë, ndërsa shtetasi A. Zh. ka hequr dhe ka fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit, me qëllim që të pengonte veprimet hetimore të Policisë.

policia e durresit

Sondazh

Poll