Aktualitet

Homazhet për Margarita Xhepën/ Berisha: Do të mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare

Ai tha se Margarita Xhepa nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

4 Prill 2025, 12:12 Nga M.B
Homazhet për Margarita Xhepën/ Berisha: Do të mbetet e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të aktores së ndjerë Margarita Xhepa. Berisha shprehu mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada në skenën dhe filmin shqiptar. Ai tha se Margarita Xhepa nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj.

"Nderimin më të thellë, por edhe mirënjohjen më të pakufishme për kontributin e jashtëzakonshëm të Margarita Xhepës në 7 dekada, sa askush tjetër, në skenën dhe filmin shqiptar. Ajo nuk është më, por do mbetet përjetë e gjallë në memorien e tyre që ndoqën me aq admirim interpretimet e saj. Do mbetet e gjallë në memorien e artit dhe kulturës shqiptare", tha Berisha.

margarita xhepa

Sondazh

Poll