Aktualitet

FOTOLAJM/ Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar, artistë dhe kolegë i japin lamtumirën Margarita Xhepës

Këtë të premte po mbahen homazhe në nder të artistes së madhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kryen homazhe për nder të Margaritës. 

4 Prill 2025, 11:47 Nga E. D
FOTOLAJM/ Homazhe për divën e skenës dhe ekranit shqiptar,
pamje nga homazhet

TIRANË- Kinematografia shqiptare humbi një prej emrave ikonë të saj, Margarita Xhepën. Artistja shiptare u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare, një ditë pasi festoi ditëlindjen e saj.

Këtë të premte po mbahen homazhe në nder të artistes së madhe në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kryen homazhe për nder të Margaritës. 

Një prej shoqeve të saj të ngushta, Tinka Kurti, me dhimbje shprehet se Margarita Xhepa ishte një shoqe dhe mikeshë e rrallë. Nderime dhe kujtime përcollën dhe dy aktorë të shquar si Luiza Xhuvani dhe Timo Flloko e shumë të tjerë. 

margarita xhepa

Sondazh

Poll