Aktualitet

"Jam mirë, faleminderit të gjithëve", postimi i publikuar në Instagramin e Ilaria Sulës rriti dyshimet te miqtë e saj, nën hetim dhe prindërit e autorit

Kjo përpjekje e Mark Samson për të qetësuar të afërmit e shqiptari nuk rezultoi ashtu pasi ata kuptuan se diçka nuk ishte në rregull. Hetuesit e kanë vërtetuar tashmë që mesazhin e kishte shkruar vetë Samson, i cili më pas e hodhi celularin e vajzës në një kanal. 

3 Prill 2025, 21:35 Nga N.F
"Jam mirë, faleminderit të gjithëve", postimi i
Viktima dhe autori

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula në Itali. Mësohet se një story e publikuar në Instagramin e shqiptares ishte arsyeja e rritjes së dyshimeve se diçka kishte ndodhur me atë.

“Jam mirë. Faleminderit të gjithëve," ishte mesazhi i shfaqur në profilin e Sulës. Ky ishte një mesazh nga ish i dashuri i 22-vjeçares për të qetësuar familjen dhe miqtë, të cilët prej ditësh po e kërkonin.

Kjo përpjekje e Mark Samson për të qetësuar të afërmit e shqiptari nuk rezultoi ashtu pasi ata kuptuan se diçka nuk ishte në rregull. Hetuesit e kanë vërtetuar tashmë që mesazhin e kishte shkruar vetë Samson, i cili më pas e hodhi celularin e vajzës në një kanal.  Edhe miqtë e saj janë shprehur se nga ky postim u shtua dhe më shumë shqetësimi për gjendjen e saj dhe se diçka nuk shkonte.

"Jam mirë, faleminderit të gjithëve", postimi i

"Kur e pamë atë postim në Instagram, kuptuam që diçka nuk ishte në rregull," tregon Adrian, njëri nga miqtë e saj. 

"Ajo ‘faleminderit të gjithëve, jam mirë’ nuk ishte nga Ilaria. Ajo kurrë nuk do ta shkruante kështu. Kishim dyshime për Markun, pas zhdukjes, ai ishte i ftohtë, i distancuar, dukej i shqetësuar. Thoshte gjithmonë të njëjtën gjë: ‘Po merret policia, qetësohuni’. Unë dyshova për të që në fillim. Ai kishte planifikuar gjithçka”, ka treguar i riu.

23-vjeçari me origjinë filipinase, në debat e sipër, goditi me thikë Ilarian, duke i marrë jetën, teksa më pas e futi trupin e saj në valixhe duke e hedhur në një zonë pyjore larg Romës. Pasi pranoi krimin ajën vënë nën hetim edhe prindërit e autorit të cilët ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja.

Hetuesit po punojnë për të konstatuar ndonjë përfshirje të mundshme në fshehjen e trupit të vajzës nga babai dhe nëna e 23-vjeçarit, të cilët u morën në pyetje dje në komisariat. Gjithashtu, një kamera sigurie ka kapur makinën e Samson, rreth orës 18:00 të datës 26 mars, në zonën e Polit, ku i riu ka hequr qafe trupin e vajzës, të mbyllur në një valixhe, duke e hedhur nga një shkëmb.

vrasja e ilaria sules

Sondazh

Poll