3 Prill 2025, 21:40
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sait Ruçi tregon se solli një automjet në Tiranë, për ta riparuar te mekaniku, por ky i fundit padrejtësisht e përdori atë në gjendje të dehur e për pasojë, jo vetëm që shkaktoi dëme në mjete të tjera, por prej këtij veprimi, u sekuestrua edhe “Audi”, që sot ndodhet në gjendje të mjerë.
“Unë quhen Sait Ruçi banoj dhe jetoj në Angli. Kam sjellë makinën këtu, kur kam ardhur me pushime. Makina m’u prish, e dërgova këtu në Tiranë në servis dhe më thanë që duhet të prisja sa ta rregullonte makinën. Unë u ktheva në vendin ku jetoj, kur kthehem përsëri në Shqipëri, shkoj tek servisi pyes për makinën më thonë që ka ndodhur një problem. Personi që punon në atë servis ka përdorur makinën pa dijeninë time dhe ka ndodhur një incident. Ka gërvishtur 2 makina të tjera me makinën time. E kishte marrë për llogari të vet, me sa pashë nga dokumentet që e kishin arrestuar në flagrancë, pashë që kishte lëvizur në gjendje të dehur punëtori i servisit. Në këtë rast është bllokuar makina ime”, tha denoncuesi.
Gjykata e Shkallës së Parë, përveçse dënoi me 1 muaj burg mekanikun, vendosi, që automjeti t’i kthehej menjëherë pronarit të ligjshëm, por autori i veprës e ankimoi vendimin e dënimit, pa pasur pretendime për kthimin e makinës.
“I jam drejtuar Prokurorisë së Tiranës për të më rikthyer mjetin tim. Pasi çështja vazhdon në Apel, por unë nuk kam të bëj fare me çështjen e atij. Unë thjesht po kërkoj mjetin tim, që të më kthehet mua si pronari i makinës. Kam bërë kërkesën, por nuk kam marrë asnjë përgjigje ne lidhje me këtë çështje”, shton Sait Ruçi.
Por mesa duket, ankimimi është konsideruar në tërësi dhe pritet gjykimi në Apel. Avokati Arben Llangozi, bashkë me Saitin depozituan në Apel kërkesën për kthim të sendit, pa cenuar gjykimin për autorin e veprës./Tvklan.al
sait ruçi tirane
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:32
A.Ll
Inceneratori i Elbasanit
ELBASAN - Mbi një det të trazuar apo të qetë kjo pamje dhe këto pulëbardha do të ishin parajasa...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Denoncimi i ardhur në redaksinë e emisionit “Stop” lidhet me mjekët specialistë të labora...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:20
N.F
Lala
TIRANË- Gazetarja, Klodiana Lala ka folur për skandalin me ndërhyrjen në email-et e tre prokurorëve, ku janë marrë ...
Aktualitet
3 Prill 2025, 21:00
A.Ll
Aureljo Dervishi
TIRANË - Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë ka liruar 3 nga 4 autorët q&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 20:41
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një sherr është regjistruar pasditen e sotme në lagjen 13, Durrës. Mësohet se sherri ësht&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 19:41
A.Ll
Ilaria Sula
ITALI - Autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore të La Sapienza, me urdhër të Prokurorisë s&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:55
Pamje nga vendi ku u morr peng Dod Gjoka
LEZHË - Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën mesditën e së enjtes, ku një 3...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:55
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Pronari i Buzi Store, Oltion Buzi i cili i shpallur në kërkim që nga janari raportohet se ësht&e...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:43
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin dyshekë, ...
Aktualitet
3 Prill 2025, 18:05
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy persona. Mësohet se njëri prejt të arrestuarve nuk ki...