Politike

Kandidatët në listë të mbyllur, Berisha: Ata mbështetën PD në kohën e përçarjes! Kemi prezencë të rinjsh më shumë se asnjëherë në lista

Kryedemokrati tha gjithashtu se në këto lista ka prezencë të rinjsh më shumë se asnjëherë.

3 Prill 2025, 21:11 Nga r.ll
Kandidatët në listë të mbyllur, Berisha: Ata
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha tregoi pse shumë prej emrave që janë në listë të mbyllur për shkak se e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD. Ai foli edhe në lidhje me reflektimin e primareve në listat e kandidatëve për deputet. Kryedemokrati tha gjithashtu se në këto lista ka prezencë të rinjsh më shumë se asnjëherë.

“PD kaloi një kalvar të ekzistencës, këta njerëz u rreshtuan në mbështetje të PD jashtë kontrollit të Edi Ramës. Albana Vokshi, Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ivi Kaso etj, këta u përballën. Këta zgjodhën që të mbështesin një kauzë që zgjodhi Berisha. u përballën nga presione nga më të ndryshme.

Besoj se opozita duhet të jetë e pa kontrolluar nga qeveria. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD nuk do të ishte kurrë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e Edi Ramës. Unë mendoj se çështja e një opozitë sovrane nuk është çështje vetme një partie. Është çështje e pluralizmit. Këta individ që u thuhet ju keni qenë, keni qenë por kaluan një proces që meritojnë nderimin më të madh. Përveç kësaj, këta ishin njerëz me fuqi organizative… duhet që të merrte dikush përgjegjësi. Së bashku me ta u bashkua edhe një grup tjetër. U bashkua dhe një grup tjetër si simbol i bashkimit të PD.

Në listën e mbyllur janë një pjesë e mirë e tyre, janë nga primaret. I pari i listës së Tiranës në qytetet është Klevis Balliu. Kadiu ishte në rang qarku, do kisha dëshirë që të ishte në listë të mbyllur, por 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin automatikisht në listë të mbyllur. Tiranës i mbetën vetëm dy vende. Këlliçi dhe Klevis Balliu. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Hysen Kadiu, por nuk ishte. Zëdhënësi i partisë në statut nuk hyn automatikisht në listë, nëse do të ishte do të respektohej. Ne në listat e mbyllura kemi një numër të konsiderueshëm të rinj. Ju thoni se nuk u përfillën, por u përfillën”, tha Berisha

sali berisha lista e mbyllur e pd

Sondazh

Poll