3 Prill 2025, 18:33
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se asnjë investim nuk është bërë në veprën hidrike, që do të mundësonte vaditjen e zonave. Gjatë prezantimit të programit të Bujqësisë me banorët e Baldushkut në Tiranë, Berisha tha se nga Banja mund të vaditet e gjithë Myzeqeja.
Ai theksoi gjithashtu se nuk shpenzohet fare edhe për mbrojtjen e tokës, në një kohë kur erozioni në Shqipëri është 12 herë më i madh se në vendet tjera në BE. Për këtë, Berisha premtoi mbrojtjen e tokës përmes investimeve në të.
"Bujqësia nuk ka një shërbim ekstensioni. Nuk ka. I domosdoshëm. Nëpërmjet shkollimit dhe punësimit të specialistëve, ne do ofrojmë në mbarë vendin, shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duhen. Për ata që përpunojnë prodhimet bujqësore, aty ka një akt të papërgjeshëm nga kjo qeveri. TVSH-ja e njëanshme. Dhe me këtë TVSH të njëanshme, prodhuesit i leverdis më mirë të blejë mallrat e importuara, se sa prodhimet tuaja. TVSH-ja. Askush në botë përveç këtyre, si e kanë gjetur këta këtë, këta nuk e shpjegojnë ndonjëherë. Por TVSH-ja do vendoset si në blerje ashtu dhe në shitje. Në këtë mënyrë, përpunuesi detyrohet t’i kthejë fermetit TVSH-në.
Dhe nuk asnjë arsye që të shkojnë të blejnë mallin e importit para mallit të fermerit. Këtu është një padrejtësi, e kam theksuar shumë herë dhe e theksoj prap. Është taksë absolutisht armiqësore ndaj fermerit. Në kundërshti me ligjin dhe çdo parim. Nuk është e njëanshme, ajo është simetrike dhe do vendoset si në shitje ashtu edhe në blerje. Ju jeni dëshmitar, se investimet në infrastrukturën bujqësore, pothuajse kanë ndaluar. Ne jemi vend me potencial të madh vaidtës. E theksoj këtu, vetëm hidrocentrali i Banjës i cili nuk është një vepër kryesisht energjitike. Jo, është kryesisht hidroenergjitike. Është vepër, e cila është ndërtuar së pari për vaditje dhe pastaj prodhim energjie.
Çfarë do të thotë kjo? Nga Banja mund të vaditet e tërë Myzeqeja. Asnjë qindarkë nuk është investuar në veprën hidrike për vaditjen e zonave. Në tërësi, japin shifra false, kemi investuar, kemi dyfishuar sipërfaqen e vaditur. Por, tregojnë në tv kanalet e hapura gjatë periudhës 2005-2013 në myzeqe dhe zona tjera. Ne do t’i përkushtohemi vaditjes dhe po kaq kullimit. Kullimi është, ju e dini vetë, është një proces shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Si dhe mbrojtjes së tokës. Toka tek ne, për shkak të terrenit që ka është shumë e prekur nga erozioni. Dhe ne, pothuajse nuk shpenzojmë fare për mbrojtjen e tokës, në një kohë kur erozioni në Shqipëri është 12 herë më i madh se në vendet tjera në BE, sepse e mbrojnë tokën. Ne do ta mbrojmë tokën. Ne do bëjmë investime që të mbrojmë tokën.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
3 Prill 2025, 18:29
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të enjten se i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës ta pezulloj...
Politike
3 Prill 2025, 17:59
r.ll
paloka, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha subvencionet direkte për çdo fidan apo kokë bagëti...
Politike
3 Prill 2025, 17:52
r.ll
pamje nga mbledhja e keshillit bashkiak
TIRANË- Ilir Alimehmeti, kryetar i grupit të këshilltarëve të opozitës ka k&eum...
Politike
3 Prill 2025, 17:53
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me baorët e Baldushkut u shpreh ...
Politike
3 Prill 2025, 17:49
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët e Baldushkut. Gjatë fjalës së...
Politike
3 Prill 2025, 17:47
fatmir xhafaj, agim ismaili, dritan palnikaj
TIRANË- Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dokumente të tjera të sigur...
Politike
3 Prill 2025, 17:19
r.ll
pamje nga mbledhja
TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pasi kryetarja e deleguar e b...
Politike
3 Prill 2025, 17:02
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Gazetari Isa Myzyraj në një postim në rrjetet sociale shkruan se në aktet e SPAK thuhet se kryebashkiaku Eri...
Politike
3 Prill 2025, 16:46
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Kryetari i "Koalicionit Euroatlantik", Luzim Basha ka ndarë në rrjetet socialie një video ku shihet me një p...
Politike
3 Prill 2025, 15:38
r.ll
foto nga takimet
KOSOVË- Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, ...