Politike

"Raporti ynë është i bazuar në besim reciprok," Osmani takon në Sofje Zoran Milanoviç: Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë!

Osmani ka theksuar se Kroacia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, si dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

3 Prill 2025, 20:56 Nga N.F
"Raporti ynë është i bazuar në besim reciprok,"
Takim

SOFJE- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot në Sofje me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç të cilit i ka përcjellë urimet për rizgjedhjen në këtë post. Osmani ka theksuar se Kroacia mbetet një aleate e rëndësishme e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale, si dhe në bashkëpunimin ekonomik dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

“Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Me Kroacinë bashkëpunojmë në mbrojtje, ekonomi dhe çdo fushë tjetër, sepse raporti ynë është i bazuar në besim reciprok. Me miq si Kroacia, Kosova është çdo ditë e më e fortë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të Kosovës për të forcuar partneritetet me vendet aleate në rajon dhe më gjerë.

"Raporti ynë është i bazuar në besim reciprok,"

osmani kosova kroacia milanovic

Sondazh

Poll