Aktualitet

"Administrata duhet të shpallë ditë zie"/ Reagon regjisori Mevlan Shanaj për vdekjen e Margarita Xhepës: Na iku një pasuri kombëtare

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘in memorium’ në “Shqipëria Live”, Shanaj u shpreh se ajo ishte njeri madhështor dhe ashtu siç ishte në pamjë, te tillë kishte dhe shpirtin.

3 Prill 2025, 14:07 Nga M.L
"Administrata duhet të shpallë ditë zie"/ Reagon
Mevlan Shanaj

TIRANËPas vdekjes se aktores së njohur shqiptare, Magarita Xhepa, ka reaguar regjisori i shquar Mevlan Shanaj. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në ‘in memorium’ në “Shqipëria Live”, Shanaj u shpreh se ajo ishte njeri madhështor dhe ashtu siç ishte në pamjë, te tillë kishte dhe shpirtin.

"Njeri madhështor. Siç kishte pamjet, ashtu kishte shpirtin. Ishte margaritë. Me Margaritën çdo burrë bie në dashuri. Kështu më ka ndodhur edhe mua. Isha i vogël kur e pashë te Ofelia. U dashurova”, u shpreh Shanaj.

Shanaj tha se ajo ishte një njeri që jepte vetëm dashuri dhe në psikologjinë e saj nuk ekzistonte e keqja. Ai tha se ajo nuk  edinte sa shumë donin të gjithë duke shprehur dëshirën që ajo të ishte sikur vetëm 5 minuta gjallë dhe ta shihte sa shumë dashuri i kanë dhuruar të gjihë sot.

“Krenaria është e shqiptarëve, ajo ishte e jona. Ajo nuk dinte asnjë fjalë të keqe. E keqja nuk ekzistonte në psikologjinë e Margaritës. Ishte njeri që të jepte dashuri. Te Margarita, ishte e bekuar dashuria. Ajo e dinte që ishte Margarita, po jo sa shumë e donin. Do doja ta ngjallja 5 minuta të shihte çfarë dashurie kanë dhënë për të sot nga të gjithë, në të gjitha mediat”, shtoi ai.

Shanaj bëri thirrje që kjo ditë të shpallet ditë zie pasi na ka ikur një pasuri kombëtare. 

“Administrata duhet të çohet të thotë zi kombëtare, se iku një pasuri kombëtare”, përfundoi Shanaj.   

mevlan shanaj margarita xhepa

Sondazh

Poll