Aktualitet

Tentuan të ndërhynin në email-et e prokurorëve të SPAK, zbardhen rolet e 2 të arrestuarve! Prokuroria e Posaçme: U shpërnda informacioni te persona të tretë

Në njoftim bëhet me dije se janë identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy persona, konkretisht individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

3 Prill 2025, 13:33 Nga M.B
Tentuan të ndërhynin në email-et e prokurorëve të SPAK,
Foto ilustruese

TIRANA- SPAK ka reaguar për lajmin se ndaj këtij institucioni dhe ndaj vetë adresave të email-eve të prokurorëve ka patur një sulm kibernetik. Prokuroria e Posaçme pohon me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. 

Në njoftim bëhet me dije se janë identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy persona, konkretisht individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu, shton SPAK, u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Sipas SPAK, prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

Prokuria e Posaçme thotë se deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK. 

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

spak

Sondazh

Poll