3 Prill 2025, 13:09
Nga M.L
Yllka Mujo
TIRANË- Vdekja e aktores së njohur shqiptare, Margarita Xhepa, ka trishtuar të gjithë artistët vendas ditën e sotme ku të gjithë kolegët e saj nuk kanë ngurruar të shprehin ngushëllimet. Ndër to është aktorja e shquar Yllka Mujo, ku në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Klan News, ka shprehur trishtim dhe e quan një lajm të trishtë jo vetëm për atë por për të gjithë për të gjithë Shqipërinë.
“Një lajm shuam i trishtuar edhe pse e dinim që nuk është në gjendje shumë të mirë, mirëpo shpresa gjithmonë na mbante që mund të ndodhë edhe çudia. Mirëpo nuk ndodhi. Nuk ndodhi dhe është shumë e trishtueshme në rradhë të parë për familjen, për komunitetin e artistëve që e kemi njohur dhe kemi punuar me të, edhe për mbarë Shqipërinë. Çfarë mund të them për Margaritën. Një grua e shkëlqyer, një aktore e madhe, një nënë jashtëzakonisht e përkushtuar, një njeri jashtëzakonisht modest, një punëtore e palodhur. Nuk e di çfarë epitetesh mund t’i vësh një njeriu që ka bërë një emër kaq të madh qoftë në kinema qoftë në teatër”, shprehet Mujo.
Mujo u shpreh më tej se ajo ditën e sotme kishte vendosur ta vizitonte në spital, por nuk mundi pasi ky lajm ishte si një rrufe në qiell të hapur dhe komplet i papritur.
“Absolutisht nuk kam pasur mundësi sepse kam qenë shumë e zënë më punë këto kohë, por që jam informuar përmes telefonit duke pyetur se si është dhe sinqerisht sot e kisha vendosur që do të merrja një tufë me lule dhe do të shkoja. Kjo na erdhi si rrufe në qiell të hapur”, tha aktorja Mujo.
E pyetur nëse kishte ndonjë rol të preferuar, Mujo u shpreh se nuk mund të veçonte vetëm një pasi Margarita i kishte të gjitha rolet të spikatura.
“Unë kam pasur fatin të interpretoj me të dhe e kam pasur edhe partnere në karrierën time, por Margarita i ka të gjitha rolet e spikatura”, shtoi Mujo.
yllka mujo margarita xhepa
Aktualitet
3 Prill 2025, 13:13
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka reaguar për lajmin se ndaj këtij institucioni dhe ndaj vetë adresave të ema...
Aktualitet
3 Prill 2025, 13:09
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërheqë...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:55
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Ndarja nga jeta e aktores së shquar shqiptare, Margarita Xhepa ka tronditur botën e artit dhe jo vetëm. N&...
Aktualitet
3 Prill 2025, 13:03
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Seanca e radhës për çështjen e “Sterilizimit” në Gjykatën e Posaçme ësht&eu...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:51
E. D
Ilaria Sula
TIRANË- Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj në shtetin italian ka tronditur familjarët dhe jo ...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:55
M.B
Margarita Xhepa
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka raguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të akto...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:44
I.A
Emigrantët shqiptarë
ANGLI- Emigrantët shqiptarë kanë hequr dorë nga varkat e vogla për të për të shkuar ...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:47
M.B
Ilaria Sula
ITALIA- Gjyshi i Ilaria Sulës, e cila u vra me thikë nga ish-i dashur filipinas dhe më pas trupi i pajetë i saj i vend...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:28
M.L
Marjeta Ljarja
TIRANË- Ndarja nga jeta ditën e sotme e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka tronditur mba...
Aktualitet
3 Prill 2025, 12:19
E. D
Policia
TIRANË- Një 53-vjeçar është proceduar penalisht pasi djali i tij 12 vjeç qëlloi me armë zjarri n&e...