Aktualitet

"Nuk na kishte treguar që kishte të dashur"/ Vrasja e Ilaria Sulës, flet gjyshi i 22-vjeçares: Për herë të fundit u takuam për Vit të Ri

Gjyshi i 22-vjeçares shprehet se telefoni i Ilarias tani e ka polici, ndërkohë thekson se prej një jave nuk ka komunikuar me as me djalin dhe as me nusen e tij. 

3 Prill 2025, 12:51 Nga E. D
"Nuk na kishte treguar që kishte të dashur"/ Vrasja e Ilaria
Ilaria Sula

TIRANË- Vrasja e 22-vjeçares Ilaria Sula nga ish i dashuri i saj në shtetin italian ka tronditur familjarët dhe jo vetëm. Gjyshi i 22-vjeçares në një reagim për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, në News24 ka treguar dhe herën e fundit që ka komunikuar me mbesën.

Gjyshi i 22-vjeçares shprehet se telefoni i Ilarias tani e ka polici, ndërkohë thekson se prej një jave nuk ka komunikuar me as me djalin dhe as me nusen e tij. Ai thekson se me Ilarian është takuar për herë tëfundit për Vit të Ri. 

“Gjendja e familjarëve nuk është e mirë. Telefoni i Ilarias tani e ka policia. Unë kam 1 javë që nuk kam komunikuar as me djalin dhe as me nusen. Për herë të fundit me Ilarian u takuam për Vit të Ri. Kur kisha ditëlindjen në korrik u mblodhëm të gjithë, ajo ishte kënaqësia ime, ishim të gjithë. Ishte studente e mirë dhe kishte një marrëdhënie të mirë me shoqërinë. Me ne nuk ishte hapur të na tregonte që kishte një të dashur”, tha ai.

ilaria sula

Sondazh

Poll