Aktualitet

Ndarja nga jeta e ikonës Margarita Xhepa/ Reagon aktorja e njohur, Marjeta Ljarja: Ajo ishte simbol i mirësisë dhe buzëqeshjes! Do të ruaj shumë kujtime

Një ndër to është aktorja e shquar Marjeta Ljarja, e cila në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Klan News, u shpreh se e ndjera ishte simboli i mirësisë dhe buzëqeshjes. Ljarja shtoi se ajo i vinte në ndihmë të gjithë aktorëve të rinj që nuk kishin eksperiencë.

3 Prill 2025, 12:28 Nga M.L
Ndarja nga jeta e ikonës Margarita Xhepa/ Reagon aktorja e njohur, Marjeta
Marjeta Ljarja

TIRANËNdarja nga jeta ditën e sotme e ikonës së kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, ka tronditur mbarë opinionin publik dhe kolegët e aktorët e tjerë shqiptar. Një ndër to është aktorja e shquar Marjeta Ljarja, e cila në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Klan News, u shpreh se e ndjera ishte simboli i mirësisë dhe buzëqeshjes. Ljarja shtoi se ajo i vinte në ndihmë të gjithë aktorëve të rinj që nuk kishin eksperiencë.

Do të ruajmë shumë kujtim në punët e bukura që ka ajo qoftë në film qoftë në teatër, Margarita do të thoja që është simbol i mirësisë, i buzëqeshjes. Gjithmonë na ka parë me dashamirësi për të na ndihmuar se natyrisht kemi filluar kur Margarita ishte në kulmin e vetë dhe unë sapo kisha mbaruar shkollën. Një aktore që cilësinë e saj e dinë të gjithë spektatorët, por unë gjithmonë do të mbaj mend atë mirësinë e saj pafund. Ka qenë shumë e përulur dhe shumë e përkushtuar. Gjithmonë shumë ndihmuese”, shprehet aktorja Marjeta Ljarja.

Ndër të tjera Ljarja kutjon edhe momentin e vizitës në spital ku edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore buzëqeshja nuk mungonte në fytyrën e saj.

“Nuk ishte mirë dhe moment i vështirë kur të dyja me aktoren tjetër gjigande Tinka Kurti ishim të dyja në të njëjtin pavion në spital. Shumë e trishtë ishte. Isha me Roza Anagnostin, shumë e trishtë, por përsëri edhe aty me buzëqeshje na përcolli”, shtoi Ljarja.

marjeta ljarja margarita xhepa

Sondazh

Poll