Aktualitet

12-vjeçari qëllon me armë në ajer, procedohet penalisht babai i tij

Fillimisht videoja u postua nga nga JOQ, ku shihet i mituri du qëlluar në ajër. Sipas policisë arma është sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me 14 fishekë. 

3 Prill 2025, 12:19 Nga E. D
12-vjeçari qëllon me armë në ajer, procedohet penalisht
Policia

TIRANË- Një 53-vjeçar është proceduar penalisht pasi djali i tij 12 vjeç qëlloi me armë zjarri në ajër. Fillimisht videoja u postua nga nga JOQ, ku shihet i mituri duke qëlluar në ajër. Sipas policisë arma është sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me 14 fishekë. 

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në portalin “JOQ”, shfaqet djali i tij 12 vjeç, duke qëlluar në ajër, me pistoletë manovër. Ky send u gjet nga Policia dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me 14 fishekë manovër;

policia e tiranes

Sondazh

Poll