Aktualitet

EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Bolicia bën të ditur se gjatë kontrollit në çantën, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

3 Prill 2025, 12:03 Nga E. D
EMRI/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një 19-vjeçar i identifikuar si Panajot Kola është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri në automjet. Bolicia bën të ditur se gjatë kontrollit në çantën, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu është vënë në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall”.

Gjatë këtij operacioni, në mbrëmje, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, është ndaluar për kontroll një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në çantën marsup, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

P. K., 19 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores panajot kola

Sondazh

Poll