Aktualitet

Gjendet në kanal një armë zjarri e mbështjellë me qese plastike, dërgohet për ekspertizë në Institutin e Policisë Shkencore

Sipas policisë arma ishte e mbështjellë me qese plastike. Ajo u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.

3 Prill 2025, 11:05 Nga E. D
Gjendet në kanal një armë zjarri e mbështjellë me qese
foto ilustruese

MALIQ- Një armë zjarri e ndryshkur dhe jofunksionale është gjetur në një kanal në fshatin Libonik në Maliq. Sipas policisë arma ishte e mbështjellë me qese plastike. Ajo u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Rruga e varrezave”, është gjetur në kanal, e mbështjellë me qese plastike, 1 armë zjarri e ndryshkur, jofunksionale. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë. 

policia arme

Sondazh

Poll