Aktualitet

"Jepi një agjencie 12 mijë euro, vij të premten!" Një person mashtronte bizneset duke u hequr si Behgjet Pacolli, dalin MESAZHET, ja si komunikonte ai

Personi në fjalë dyshohet se ka mashtruar administrues të hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë, duke i marrë një shumë prej mijë eurosh. Siç raportohet i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin për të shtruar iftar.

3 Prill 2025, 10:49 Nga M.B
"Jepi një agjencie 12 mijë euro, vij të premten!"
Behgjet Pacolli dhe Julian Morina

TIRANA- Një person i cili mashtronte duke u hequr si biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është arrestuar nga policia në Tiranë. Personi në fjalë dyshohet se ka mashtruar administrues të hotelit ‘Radisson Collection Morina’ në Tiranë, duke i marrë një shumë prej mijë eurosh. Siç raportohet i dyshuari ka kontaktuar me sipërmarrësin që është pronar i hotelit në fjalë, Julian Morinën, duke i kërkuar disa mijëra euro, me emrin e Behgjet Pacollit, me qëllimin për të shtruar iftar.

"Jepi një agjencie 12 mijë euro, vij të premten!"
Mesazhet

Mjaftoi vetëm një emër kontakti “Behgjet Pacolli” dhe bashkangjitur foton e ish-presidentit të Kosovës, për t’ia dalë mbanë që të gënjejë financierët e këtij hoteli. Mediat kanë publikar foton e të riut, i cili hyn i shkujdesur në ambientet e hotelit duke veshur një kapele në përpjekje për të mbuluar portretin e tij.

"Jepi një agjencie 12 mijë euro, vij të premten!"
I dyshuari

Ai ka arritur, që përmes skemës së mashtrimit të marrë njëherë 12 mijë euro, ndërsa herën e dytë 13 mijë euro të tjera. Mësohet se pjesë e kësaj situate kanë rënë presidenti i klubit të futbollit Partizani, Gaz Demi, por me këtë të fundit nuk ia doli dot mbanë. Ndërkohë, Policia dyshon se se mbrapa tij fshihet një grup i struktuar, për të cilin kanë nisur edhe hetimet e imtësishme dhe detaje të tjera priten në vijim.

Ditën e djeshme kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një postim në rrjetet sociale ku pohon se një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij dhe ka imituar numrin e telefonit, duke kërkuar para në Tiranë në emër të tij.

Pacolli shkruan se ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e tyre, pasi nuk është ai. Sipas tij, grupe kriminale të sofistikuara po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Ai thekson se nuk kërkon para nga askush dhe nëse qytetarë marrin një mesazh të dyshimtë me emrin e tij duhet të njoftojnë policinë ose të informojnë vetë Pacollin.

POSTIMI:

LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!  

Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.

Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër. Mesazhet ishin të tipit:

“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”

Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro. Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para. Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.

JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!

Unë nuk kërkoj para nga askush. Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt. Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!.

behgjet pacolli

Sondazh

Poll