Politike

“Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”/ Rama batuta me diplomatët: Nëse një ditë çmendeni dhe doni të shkatërroni BE, ne nuk e lëmë! Brukseli do jetë në Tiranë

Drejtuar diplomatëve, Rama tha se Shqipëria nuk do ta lërë BE-në edhe nëse një ditë ata çmenden dhe duan ta shkatërrojnë.

3 Prill 2025, 11:46 Nga M.B
“Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”/ Rama batuta me
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në takimin “Shqipëria 2030 në BE - Rruga e Reformave”. Drejtuar diplomatëve, Rama tha se Shqipëria nuk do ta lërë BE-në edhe nëse një ditë ata çmenden dhe duan ta shkatërrojnë. Ai shtoi se Brukseli do jetë këtu më Tiranë.

“Dua të falënderoj ata që na u gjendën në këtë ditë të ngatërruar, ku gati-gati sa nuk na vunë me shpatulla për muri, si një grup subversiv që u krijua për të vrarë fëmijën që pollën vetë. E vlerësojmë shumë këtë gjë, kush na besoi tani e kupton që është krejt e kundërta dhe kush nuk na besoi e ka të vështirë të jetë prezent sot, por do vijë se nuk ka ku shkon. Me një kujtesë, po ndahem nga kjo foltore.

Që nga 1912 kur kemi krijuar qeverinë e parë, u ndamë të fundit nga perandoria otomane, se ne përgjithësisht jemi besnikë ndaj perandorive dhe ndahemi nga për pasi perandoritë ndahen nga vetvetja, këtë punë kemi pas gjithmonë. Kështu do jetë edhe me BE, nëse një ditë do të çmendeni dhe doni ta shkatërroni, ne nuk e lëmë BE, do e krijojmë BE këtu në Shqipëri, Brukseli do jetë këtu më Tiranë”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll