Aktualitet

"Ka rrezik për jetën"/ Protesta për degradimin e rrugës Rrëshen-Bukmirë, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente (PAMJET)

Banorët e zonës kërkojnë rikonstruksionin e rrugës së dëmtuar që ka rrezik për jetën, ndërsa paralajmërojnë kallëzim penal për keqmenaxhimin e investimeve

2 Prill 2025, 20:01 Nga DOSJA
"Ka rrezik për jetën"/ Protesta për degradimin e
Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë

MIRDITË - Degradimi i rrugës Rrëshen-Bukmirë, një segment 16 km të gjatë i ndërtuar në vitin 2017, ka nxitur një protestë të banorëve të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e saj. Banorët, të cilët u mblodhën para Bashkisë Mirditë, shprehën shqetësimin e tyre për sigurinë e jetës, pasi rruga ka pësuar shkarje dhe rrëshqitje të mëdha që kanë bërë të pamundur kalimin e sigurt.

Kërkesat e banorëve për ndërhyrje të shpejtë dhe përmirësim të kushteve të rrugës janë shoqëruar me një paralajmërim për kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj, të cilin ata e akuzojnë për keqmenaxhim të projektit. Sipas tyre, rruga u mor në dorezim pa u ndërtuar sipas standarteve të duhura dhe me abuzim të fondeve, duke e bërë investimin të dëmshëm për banorët.

Në përgjigje të protestës, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, deklaroi se njësia vendore nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të rrugës, por premtoi se do të merren masa për të ofruar një zgjidhje provizore që do të sigurojë kalueshmërinë dhe sigurinë për banorët e zonës.

Rruga Rrëshen-Bukmirë, e ndërtuar në vitin 2017 nga një kompani që shfrytëzon hidrocentralin në këtë zonë, ka pësuar dëmtime të shumta për shkak të cilësisë së dobët të punimeve. Ky degradim ka ndikuar në jetën e përditshme të mbi 5,000 banorëve të këtyre zonave, duke u bërë një pengesë për qarkullimin dhe sigurinë e tyre.

"Ka rrezik për jetën"/ Protesta për degradimin e

"Ka rrezik për jetën"/ Protesta për degradimin e

"Ka rrezik për jetën"/ Protesta për degradimin e

 

rrëshen-bukmirë rruga

Sondazh

Poll