2 Prill 2025, 18:48
Nga A.Ll
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit
Elbasan - Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Elbasanit ka përfunduar në mënyrë të papritur, për shkak të bojkotit nga ana e këshilltarëve të opozitës. Ata braktisën mbledhjen, duke çuar në dështimin e saj për shkak të mungesës së kuorumit, pasi një nga çështjet më të rëndësishme që kishte të bënte me zgjatjen e kontratës për inceneratorin e qytetit, nuk ishte përfshirë në rendin e ditës.
Pavarësisht kundërshtimeve të bëra nga opozita një muaj më parë për miratimin e kontratës për shërbimin publik të trajtimit dhe depozitimit të mbetjeve, ku kërkuan një informacion të detajuar dhe një monitorim të kujdesshëm të kontratës gjatë dy viteve të fundit, kjo çështje nuk u mor parasysh në mbledhjen e sotme.
Sipas këshilltarëve të opozitës, kjo është një papërgjegjshmëri e autoriteteve lokale dhe një tentativë për të fshehur një situatë mjedisore serioze për shkak të afërsisë me periudhën e fushatës elektorale. Ata theksuan se në disa bashki të qarkut të Elbasanit, aktualisht nuk ka një vend për të depozituar mbetjet, duke krijuar një emergjencë mjedisore që kërkon vëmendje të menjëhershme.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetime të thelluara ndaj kompanisë Eco Elb, që menaxhon inceneratorin e Elbasanit, për akuzat e "Shkatërrimit të Pronës me zjarr" dhe "Ndotje të ajrit". Hetimi ka lidhje me një zjarr të madh që përfshiu landfillin e mbetjeve në korrik të vitit 2023.
Autoritetet ligjzbatuese kanë sekuestruar dokumente dhe morën në pyetje disa persona, përfshirë administratorin e kompanisë, Leli Kaja, duke zgjeruar hetimin për shpërdorim të detyrës nga ana e menaxhimit të impiantit.
Situata ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku opozita dhe qytetarët e Elbasanit po kërkojnë një zgjidhje urgjente për problemet mjedisore, ndërsa autoritetet përballen me presionin e hetimeve dhe mungesës së një planifikimi të qartë për menaxhimin e mbetjeve.
këshillit bashkiak të elbasanit mbledhja inceneratori
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:30
A.Ll
Shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe
BRITANI - Një skemë e financuar me 4.3 milionë paund nga qeveria britanike, e cila synonte ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:23
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Prokuroria belge ka kërkuar ditën djeshme më 1 prill 20 vite burg për Alfredo Hamzai dhe Indrit Kulaj. D...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:28
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë raportin vjetor të pun&...
Aktualitet
2 Prill 2025, 18:07
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- “Të qenët në shënjestër është çmimi i profesionalizmit, por asgjë nuk do ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 17:52
N.F
Mark Samson dhe Ilaria Sula
ITALI- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 17:34
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK në raportin vjetor për luftën kundër korrupsionit të publikuar së fundmi ka evidentuar...
Aktualitet
2 Prill 2025, 17:32
r.ll
vanhorn, kryepeshkopi
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar sot një takim me Kryepeshkopin e s...
Aktualitet
2 Prill 2025, 16:58
N.F
TIRANË- Europol në bashkëpunim me policinë tonë ka zhvilluar kontrolle në banesën e një 29-vjeçari shqiptar&eum...
Aktualitet
2 Prill 2025, 16:37
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Kreshnik Budllës (Farrukut) për revokimin e masës së sigur...
Aktualitet
2 Prill 2025, 16:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- SPAK në raportin vjetor të 2024 ka renditur 10 problematika të cilat ka hasur gjatë punës së saj...