Aktualitet

Sjellja e tij e dyshimtë pranë një parku mobilizoi policinë, i gjendet kokainë në banesë shqiptarit në Itali, vihet në pranga

Qëndrimi i dyshimtë i shfaqur gjatë kontrollit ka shtyrë efektivët të vazhdojnë me kontrollin e shtëpisë së tij.

2 Prill 2025, 19:47 Nga N.F
Sjellja e tij e dyshimtë pranë një parku mobilizoi policinë,
Foto ilustruese

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga disa ditë më parë një 38-vjeçar shqiptar. I arrestuari u vendos në pranga pasi akuzohet për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike për qëllime tregtimi.

Gjatë një operacioni që synonte parandalimin e krimeve të lidhura me drogën, uniformat vunë re shqiptarin që po sillej pranë një kopshti publik në Via Vitale. Qëndrimi i dyshimtë i shfaqur gjatë kontrollit ka shtyrë efektivët të vazhdojnë me kontrollin e shtëpisë së tij.

Brenda garazhit të shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan mbi 2.2 kilogramë kokainë dhe mbi 750 gramë marijuanë, e ndarë në disa pako, së bashku me materialin për paketimin e dozave. Personi, i njohur tashmë për policinë për precedentë të mëparshëm penalë, u arrestua dhe gjykata vendosi burg pa afat.

arrestohet shqiptari ne itali droge

Sondazh

Poll