2 Prill 2025, 11:29
Nga E. D
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka kërkuar sot caktimin e masës “Arrest në burg” për 60-vjeçarin i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Ngjarja u bë e ditur nga policia më 31 mars. Gjithashtu sipas njoftimit të Prokurorisë kallëzimi në Polici u bë nga nëna e vajzës. Ndërsa personi i dyshuar akuzohet për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, u arrestua shtetasi Sh.L., nën akuzë për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal.
Procedimi penal nr. 415 datë 01.04.2025, u regjistrua mbi bazën e kallëzimit të shtetases V.M, e cila ka kallëzuar se shtetasi Sh.L ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur. Në kuadër të këtij kallëzimi, Prokuroria në bashkëpunim me policinë, kryen një hetim të plotë të rastit duke arritur të krijojnë dyshime të arsyeshme se shtetasi Sh.L ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal.
Bazuar në rrethanat e mësipërme, policia gjyqësore ka kryer arrestimin e shtetasit Sh.L, dyshuar për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. Për këtë fakt, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar vleftësim të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve.
prokuroria e fierit
Aktualitet
2 Prill 2025, 11:13
E. D
Ilaria Sulës
ITALI- Trupi i Ilaria Sulës, studentes 22-vjeçare me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur q&...
Aktualitet
2 Prill 2025, 11:04
M.B
Muhamet Lika
KOSOVA- Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas lajmit për vrasjen pranë shtëpisë të polic...
Aktualitet
2 Prill 2025, 10:48
E. D
Eria Ago dhe Safet Bajri
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka mbetur në qeli Eria, e dashura e Safet Bajrit, e cila është si e përfshi...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:56
E. D
Ilaria Sula
ITALI- Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vend...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:38
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta janë dypersonat që humbën jetën nga aksident tragjik në ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:32
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, para Zyrës së ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:20
M.B
Behgjet Pacolli
TIRANA- Kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi mbrëmjen e...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në portën e jashtme të...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:18
E. D
Behgjet Pacollit
TIRANË- Autoritetet kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka mashtruar hotelit ‘Radisson Collection Mori...