2 Prill 2025, 11:04
Nga M.B
Muhamet Lika
KOSOVA- Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas lajmit për vrasjen pranë shtëpisë të policit Muhamed Lika. Në reagim thuhet se sindikata dënon atentatin kriminal dhe se ky akt është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës.
Sipas sindikatës, çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës. Në reagim thuhet se policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend dhe se prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit dhe nuk do të tolerohet.
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vrasjes së rreshterit Muhamed Lika:
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon atentatin kriminal që i mori jetën kolegut tonë, Rreshter Muhamed Lika. Ky akt i rëndë është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike, ligjit dhe vetë shtetit të Kosovës. Çdo sulm ndaj një zyrtari policor është sulm ndaj Republikës së Kosovës!
Policia e Kosovës është shtylla kryesore e rendit dhe sigurisë në vend. Prekja e saj është përpjekje për të minuar themelet e shtetit tonë dhe nuk do të tolerohet. Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga të gjithë akterët shtetërorë dhe institucionet e drejtësisë veprime të menjëhershme për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të çdo pjesëtari të Policisë së Kosovës dhe nuk do të lejojmë që këto akte të frikësimit të lëkundin përkushtimin tonë ndaj detyrës dhe Republikës. Nder dhe lavdi për sakrificën e Rreshter Muhamed Lika!
Sindikata e Policisë së Kosovës
kosova
Aktualitet
2 Prill 2025, 10:48
E. D
Eria Ago dhe Safet Bajri
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka mbetur në qeli Eria, e dashura e Safet Bajrit, e cila është si e përfshi...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:56
E. D
Ilaria Sula
ITALI- Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare e cila u zhduk më 25 mars në Romë, është gjetur e vdekur. Mediat vend...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:38
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta janë dypersonat që humbën jetën nga aksident tragjik në ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:32
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, para Zyrës së ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:20
M.B
Behgjet Pacolli
TIRANA- Kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi mbrëmjen e...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në portën e jashtme të...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:18
E. D
Behgjet Pacollit
TIRANË- Autoritetet kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka mashtruar hotelit ‘Radisson Collection Mori...
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:55
E. D
KUKËS- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të së marës në autostradën Milot-Morinë....
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka nodhur mbrëmjen e djeshem në Kaçanik të Kosovës nga ku më...