Bota

Mbretërimi në Rusi, si nisi rotacioni i pushtetit mes dy ‘Carëve’, Putin dhe Medvedev nuk lejojnë askënd t’u

15 Janar 2020, 18:12 Nga DOSJA
Mbretërimi në Rusi, si nisi rotacioni i pushtetit mes dy

RUSI- Disa dekada pas në kohë, në Rusinë e largët e të ftohtë mbretëronte një person, i cili besohej se ishte i dërguari i Zotit për të udhëhequr popullin. Me kalimin e kohës, gjërat nuk ndryshuan shumë. Pas regjimit të Carit, erdhi ai komunist dhe sërish ai i ‘Carëve’. Kësaj herë janë dy figura që bëjnë rotacion mes njëri-tjetrit prej vitesh në Rusi duke mos lënë asnjë figurë tjetër që të ngjisë shkallët e pushtetit. Njëri prej tyre merret me kontrollet e aeroplanëve dhe nëndetseve, ‘kalëron’ mbi arinj, përqafon tigrat dhe qëllon me pistoleta.

Tjetri shkruan në Twitter, vesh ndonjëherë xhaketa lëkurë, flet ashpër por nuk e arrin dot asnjëherë të parin. Po, po! E kuptuat për kë bëhet fjalë! Bëhet fjalë për Vladimir Puntin dhe Dmitry Medvedev, një avokat në profesion, i cili ka mbajtur postet më të larta të vendit, atë të kryeministrit dhe presidentit. Edhe pse shumë të kundërt të dy e kanë deklaruar se janë miq për t’u admiruar. Edhe pse saherë që avokati i vogël, ia kalon mentorit të tij politik, kontrollohet nga ai dhe nuk e gëzon dot pushtetin që i fal Kushtetuta e populli.

Putin lindi në Shën Petersburg në vitin 1952 dhe u bë nënkryetar i qytetit kur e la postin për të vijuar detyrën si agjent i KGB-së gjatë regjimit sovjetik. Quajeni rastësi po të doni por edhe Medvedev u rrit në të njëjtin qytet, dhe gjeti punë si këshilltar për shefin dhe gurunë e Putinit, kryetarin Anatoly Sobchak, duke përfunduar edhe studimet për juridik në vitin 1987 duke nisur punë edhe si pedagog.

Kur Putin u zhvendos në Moskë dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës duke u bërë kreu i shërbimit federal të sigurisë (FSB) dhe më pas kryeministër në 1999, ai solli me vete shumë nga ekipi i tij në St Petersburg.

Në një fragment tregues nga autobiografia e tij “Personi i Parë”, Putini kujton se si rekrutoi “Diman” si nënkryetar të administratës presidenciale.

Por jo çdo gjë shkoi vaj…

Në vitin 2011, presidenti i asaj kohe “Dima” kishte filluar të fliste ashpër, madje bindi edhe kritikët e tij se mund të organizonte ndonjë puç shtetëror ndaj Putinit. Mos u shqetësoni! Rezultoi se ai ishte një besnik i vërtetë. E mbajti pozicionin pa asnjë skandal, kjo edhe për shkak të simpatisë që u kishte krijuar perëndimorëve. Në botën e bukur të perëndimit, ku zakonisht funksiononte rotacioni politik dhe demokracia, Medvedev konsiderohej modern. Kështu që Putin vendosi që ta shfrytëzonte mikun e tij (për mirë gjithmonë) dhe të përdorte imazhin e tij, teksa pas nuk ishte askush tjetër veç tij.

Kështu që situata vijoi si më lart. Sa Putin, linte bosh postin e kryeministit, zëvëndësohej nga Medvedev. E njëjta gjë ndodhte edhe me postin e kreut të shtetit. Kjo e ktheu peisazhin politik të Rusisë njësoj si stepat që natyra ka krijuar në atë. Vend i thatë! Aleatët e popullarizuar bëhen më të butë. Kritikët e ashpër nuk kanë qasje në televizionet shtetërore. Disa zhduken në mënyrë të mistershme! Megjithatë të dy ‘Carët’ e dinë që ka një problem. Vlerësimet e tyre të popullaritetit bien, por çuditërisht nuk largohen nga instancat më të larta në vend.

Por po tani që Medvedev ka lënë postin e kryeministri çdo të ndodhë? Kush do të jetë “kukulla” e radhës e Putin për t’u kontrolluar? A ka pasur një prishje të marrëdhënieve mes tyre, gjë që ka larguar nga posti edhe kryeministin? A është larguar me dëshirën e tij të plotë, apo i është thënë se duhet të veprojë ashtu? E sigurt është vetëm një gjë. Pasardhës i Nikolasit të II të Rusisë është ‘the one and only’…Vladimir Vladimirovich Putin. Cari (mbase) i fundit i Rusisë.

(k.m/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cari i fundit i rusise dmitry medvedev kryeministri rus dmitry medvedev nikolla 2 vladimir putin cari i fundit i rusise dmitry medvedev kryeministri rus dmitry medvedev nikolla 2 vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2020, 12:52

INDI– Në Indi ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku foshnja e porsalindur është sulmuar rëndë nga një qen endacak dhe ka humbur jetën.Mediat e huaja shkruajnë se p...