Sport

“Ai është i lumtur, nuk do ta përsëris çdo 3 ditë”: Leverkusen konfirmon Xabi Alonson

“Nuk ka pse duhet të ketë diçka për të ardhmen e tij çdo 3 ditë," është shprehur drejtori sportive Simon Rolfes, duke dashur të mbyllë thashethemet për një largim të mundshëm të teknikut spanjol.

2 Prill 2025, 11:30 Nga DOSJA

“Ai është i lumtur, nuk do ta përsëris çdo 3

GJERMANI - Emri i Xabi Alonso do të përflitet gjatë verës së ardhshme. Valsi i pankinave është i lidhur me disa situata në klubet e mëdha europiane, duke nisur nga ajo e Real Madridit, ku emri i trajnerit spanjol përflitet prej kohësh si pasardhësi i Carlo Ancelottit, në rast të lamtumirës së këtij të fundit.

Megjithatë, në Leverkusen dukshëm janë të ngopur me këtë lloj thashethemesh, që në fakt drejtori sportiv i klubit, Simon Rolfes, donte me vendosmëri t'u jepte fund pyetjeve që gazetarët po bëjnë për këtë temë: "Ai po qëndron, kjo është e gjitha", tha drejtori për Sky Sport në Gjermani para ndeshjes kundër Arminia Bielefeld, e vlefshme për gjysmëfinalen e DFB-së.

Më pas ai e bëri edhe më të qartë qëndrimin e klubit: "Xabi ka kontratë deri në vitin 2026 dhe nuk ka asgjë tjetër. Kur flasim së bashku, nuk pres se çfarë do të thotë në konferencën për shtyp. E dimë se çfarë mendon. Ai ka një kontratë dhe është shumë i lumtur. Supozoj se gjithçka do të mbetet ashtu siç është. Nuk ka pse duhet të ketë diçka për të ardhmen e tij çdo 3 ditë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll