Sport

Moyes i frikësohet derbit: “Hendeku me Liverpoolin nuk ka qenë kurrë kaq i madh”

“Kur u largova për herë të parë, ne ishim shumë më afër Liverpoolit, ishim konkurrues. Tani është ndoshta hendeku më i madh midis dy klubeve për momentin," ka thënë ai.

2 Prill 2025, 11:00 Nga DOSJA

Moyes i frikësohet derbit: “Hendeku me Liverpoolin nuk ka qenë

ANGLI - Trajneri i Evertonit, David Moyes ka folur në një konferencë për shtyp në prag të derbit të sotëm ndaj Liverpoolit (21:00) në Anfield.

‘Toffees’ aktualisht janë në vendin e 15-të në Premier League dhe trajneri skocez ka lënë të kuptohet se ai është i vetëdijshëm për grackat që i presin.

"Ne mund të jemi më larg Liverpoolit sesa kemi qenë ndonjëherë në këtë pikë. Kur u largova për herë të parë, ne ishim shumë më afër Liverpoolit, ishim konkurrues, po konkurronim në të njëjtat fusha të ligës. Tani është ndoshta hendeku më i madh midis dy klubeve për momentin," tha ai.

19 ndeshjet e Moyes në Premier League pa fitore në Anfield përfaqësojnë gjithashtu periudhën më të gjatë që një trajner ka kaluar pa fitore në të njëjtin terren në kompeticion: "Unë nuk dua rekordin," tha ai me shaka. "Dua të fitoj. Dua të sigurohem që ta heq qafe këtë.

Sa herë që shkojmë atje, kemi një mundësi tjetër për ta bërë këtë. Do të gënjeja nëse do të thoja se mezi prisja të shkoja atje çdo herë, sepse është një vend ku është vërtet e vështirë të arrish rezultate. Nuk ka të bëjë me mjedisin apo fushën, ata gjithmonë kanë prodhuar ekipe të mira."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll