Sport

VIDEO/ Bologna sheh finalen e Kupës, mundi me “hat trick” Empolin...

Ndeshje pa histori në Castellani, kthimi më 24 prill në Dall'Ara

2 Prill 2025, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Bologna sheh finalen e Kupës, mundi me “hat trick”

ITALI - Bologna mundi Empolin 0-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe ka një këmbë e gjysmë në finalen e Romës.

Djemtë e Italianos morën kontrollin e ndeshjes në pjesën e parë falë golave ​​të Orsolini (23') dhe Dallinga (29').

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte edhe një herë holandezi Dallinga që shënoi, me dygolëshin e tij të parë me një fanelë kuqeblu, që mbylli një ndeshje që nuk ishte kurrë në dyshim.

Ndeshja e kthimit është planifikuar për në 24 prill në Dall'Ara, ndërkohë që e gjithë Bologna do ta ndjekë sonte me interes derbin e Milanos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll