Sport

"Bienvenue Pogba", ishte shaka e 1 prillit!

Lajmin e bëri të ditur FC Leça modeste, një skuadër në kategorinë e tretë portugeze, e cila ka zgjedhur për të bërë njoftimin, pikërisht më 1 Prill, ditën e gënjeshtrës…

2 Prill 2025, 10:30 Nga DOSJA

"Bienvenue Pogba", ishte shaka e 1 prillit!

PORTUGALI - “Bienvenue Paul Pogba”: njoftimi që shumëkush pret për të ditur se ku do të startonte sërish ish-mesfushori i Juventusit pas ndalimit të gjatë të dopingut, ka mbërritur. Por nuk është ashtu siç mund ta mendonit.

Lajmin e bëri të ditur FC Leça modeste, një skuadër në kategorinë e tretë portugeze, e cila ka zgjedhur për të bërë njoftimin pikërisht më 1 Prill. Kjo nuk ishte rastësi, por pa dyshim një shaka për ditën e 1 Prillit!

Paul Pogba aktualisht është ende një lojtar i lire, pasi u largua zyrtarisht nga bardhezinjtë e Juventusit dhjetorin e kaluar.

Mohimet nga Marseja…

Lajmi i vërtetë për ish-kampionin e Botës (me Francën, në 2018) është se dera që dukej se i ishte hapur nga një ekip i madh në Ligue 1, tani po mbyllet. Presidenti i Olympique Marseille, Pablo Longoria në fakt i është rikthyer mundësisë për të gjetur një marrëveshje me Pogba, duke shpjeguar qartë:

"Ne kemi vendosur të mos nënshkruajmë me Paul Pogba në një transferim të lirë këtë sezon. Ne folëm... por më pas menduam se koha e tij e rikuperimit mund të prishë ekuilibrin e ekipit," tha ai për Cadena SER.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll