2 Prill 2025, 09:32
Nga E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Kosovë, para Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila pritet të vendosë rreth një propozimi për ngritjen e çmimit të rrymës në vend, ka përfunduar me arrestimin e disa personave në mëngjesin e së mërkurës.
Aktivistë kundër shtrenjtimit të rrymës bllokuan zyrat e ZRRE-së në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, para se të prangoseshin nga Policia e Kosovës. Arsyeja e arrestimit të tyre nuk është bërë e ditur, dhe as numri i personave të arrestuar. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por nga ky institucion nuk kanë dhënë hollësi për këtë ngjarje.
“ZRRE-ja është në bllokadë. Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZRRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës”, u tha në një postim të faqes “KEDS t'i kthehet Kosovës”, para arrestimeve.
ZRRE-ja paralajmëroi se, nga muaji prill, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind. Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.
ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues. Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji.
Sipas ZRRE-së, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta. Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).
Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve "Kosova A" dhe "Kosova B". Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla. Prodhimi i pamjaftueshëm bën që një pjesë e konsiderueshme e furnizimit të sigurohet përmes importeve, që janë të shtrenjta./REL/
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:20
M.B
Behgjet Pacolli
TIRANA- Kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një ...
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi mbrëmjen e...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në portën e jashtme të...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:18
E. D
Behgjet Pacollit
TIRANË- Autoritetet kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka mashtruar hotelit ‘Radisson Collection Mori...
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:55
E. D
KUKËS- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të së marës në autostradën Milot-Morinë....
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka nodhur mbrëmjen e djeshem në Kaçanik të Kosovës nga ku më...
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyr...
Aktualitet
2 Prill 2025, 06:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim...
Aktualitet
1 Prill 2025, 22:51
r.ll
foto ilustruese
MAT- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi.
Drejtuesi i ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 22:38
r.ll
pamje nga video e konomit
VLORË- Gazetari Arjan Konomi ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon situatën me ujin e pijsh&eu...