Aktualitet

FOTO+EMRI/ "Ndodhej në hyrje të banesës!" Vritet me armë zjarri polici në Kosovë

Policia e ka konfirmuar rastin ndërsa është bërë e ditur se efektivi nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra.

2 Prill 2025, 07:39 Nga M.B
FOTO+EMRI/ "Ndodhej në hyrje të banesës!" Vritet me
Foto ilustruese

KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka nodhur mbrëmjen e djeshem në Kaçanik të Kosovës nga ku mësohet se është qëlluar për vdekje me armë zjarri një zyrtar policor. Sipas mediave në Kosovë ngjarja ka ndodhur teksa polici Muhamet Lika, ndodhej në hyrjen e banesës së tij.

Policia e ka konfirmuar rastin ndërsa është bërë e ditur se efektivi nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve të marra. Momentalisht autoritetet ende nuk kanë dhënë një sqarim për rrethanat e ngjarjes teksa raportohet se identiteti i autorit është mister.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt tha për se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili ka transportuar viktimën në Qendrën e Mjekësisë në Kaçani, pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.

“Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, deklaron policia.

Në foton e mëposhtme paraqitet portreti i polici të vrarë Muhamet Lika.

FOTO+EMRI/ "Ndodhej në hyrje të banesës!" Vritet me
Muhamet Lika

 

kosova

Sondazh

Poll