2 Prill 2025, 09:20
Nga M.B
Behgjet Pacolli
TIRANA- Kreu i Aleancës Kosova e Re njëherësh dhe biznesmen, Behgjet Pacolli ka bërë bërë një postim në rrjetet sociale ku pohon se një person i panjohur ka përdorur fotografinë e tij dhe ka imituar numrin e telefonit, duke kërkuar para në Tiranë në emër të tij.
Pacolli shkruan se ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e tyre, pasi nuk është ai. Sipas tij, grupe kriminale të sofistikuara po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.
Ai thekson se nuk kërkon para nga askush dhe nëse qytetarë marrin një mesazh të dyshimtë me emrin e tij duhet të njoftojnë policinë ose të informojnë vetë Pacollin.
POSTIMI:
LAJMËRIM PËR MIQTË E MI – JU LUTEM LEXONI!
Kohët e fundit janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash. Fatkeqësisht, një rast i tillë ka ndodhur edhe me identitetin tim, në Shqipëri.
Një person i panjohur ka përdorur fotografinë time dhe, përmes teknologjisë digjitale, ka imituar edhe numrin tim të telefonit. Ka kontaktuar disa nga miqtë e mi përmes WhatsApp-it, duke kërkuar para me justifikimin se më duheshin urgjentisht në Tiranë, dhe se do t’i ktheja ditën tjetër. Mesazhet ishin të tipit:
“Tani urgjentisht më nevojiten para në Tiranë. Po e dërgoj dikë t’i marrë, dhe nesër vij e ua kthej.”
Këto kërkesa kanë qenë për shuma të mëdha – nga 10 deri në 95.000 euro. Fatkeqësisht, disa persona kanë besuar dhe kanë dërguar para. Vetëm më 1 prill, një mik i vëmendshëm kuptoi se mënyra e të shkruarit nuk ishte e imja dhe më njoftoi menjëherë.
JU LUTEM: MOS U MASHTRONI!
Unë nuk kërkoj para nga askush. Nëse merrni ndonjë mesazh të dyshimtë në emrin tim, mos reagoni – por njoftoni menjëherë policinë ose më informoni mua direkt. Të gjithë së bashku mund t’u kundërvihemi këtyre mashtruesve pa skrupuj. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderoj për mirëkuptimin dhe besimin!.
behgjet pacolli
Aktualitet
2 Prill 2025, 09:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse që ndodhi mbrëmjen e...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:38
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 00:35 në portën e jashtme të...
Aktualitet
2 Prill 2025, 08:18
E. D
Behgjet Pacollit
TIRANË- Autoritetet kanë arrestuar një person, i cili dyshohet se ka mashtruar hotelit ‘Radisson Collection Mori...
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:55
E. D
KUKËS- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në orët e vona të së marës në autostradën Milot-Morinë....
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:39
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka nodhur mbrëmjen e djeshem në Kaçanik të Kosovës nga ku më...
Aktualitet
2 Prill 2025, 07:06
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyr...
Aktualitet
2 Prill 2025, 06:59
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim...
Aktualitet
1 Prill 2025, 22:51
r.ll
foto ilustruese
MAT- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Burrel-Komsi.
Drejtuesi i ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 22:38
r.ll
pamje nga video e konomit
VLORË- Gazetari Arjan Konomi ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon situatën me ujin e pijsh&eu...
Aktualitet
1 Prill 2025, 22:04
A.Ll
Emigrante shqiptare ne Britani
BRITANI - Emigrantët që kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar duke kaluar Kanalin me va...