Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si parashikohet moti për sot

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

2 Prill 2025, 06:59 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu në një pjesë të vendit, si
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme, parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor-Juglindor, duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim, do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale, e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 20 °C,

në vendet e ulëta: 8 / 21 °C,

në vendet malore: 3 / 14 °C.

moti

Sondazh

Poll