Aktualitet

"Faturat e ujit kanë çmime të shtrenjta dhe shteti përfiton pa siguruar gjënë më jetike", Konomi: Rama prej 12 vitesh premton ujë dhe gënjen shqiptarët

Ai tha se shqiptarët janë te detyruar të blejnë ujë të pishëm ne bidona plastikë dhe të harxhojnë qindra mijëra lekë për depozita dhe pompa.

1 Prill 2025, 22:38 Nga r.ll
"Faturat e ujit kanë çmime të shtrenjta dhe shteti
pamje nga video e konomit

VLORË- Gazetari Arjan Konomi ka ndarë në rrjetet sociale një video ku tregon situatën me ujin e pijshëm në qytetin e Vlorës. Konomi shprehet se Shqipëria si vendi i dytë në Europë për burime uji natyrorë, (pas Norvegjisë) përveçse nuk ka ujë jo të pishëm, nuk ka as ujë të rrjedhshëm.

Ndërkohë që shton më tej se faturat e ujit janë të kripura. Ai tha se shqiptarët janë te detyruar të blejnë ujë të pishëm ne bidona plastikë dhe të harxhojnë qindra mijëra lekë për depozita dhe pompa. Gazetari thotë se kryeministri Edi Rama prej 12 vitesh premton ujë dhe vazhdon gënjen shqiptarët. 

POSTIMI I PLOTË:

Shikojeni dhuratën për Bajramin që i bëra mamasë. Një depozitë të re uji Turpi i Shqipërisë dhe i qeverisë.
Shqipëria, vendi i dytë në Europë për burime uji natyrorë, (pas Norvegjisë) nuk ka ujë jo të pishëm, por as të rrjedhshëm.

Sakaq faturat e ujit kanë çmime të shtrenjta dhe shteti përfiton pa siguruar gjënë më jetike si uji. Duke i detyruar shqiptarët të blejnë ujë të pishëm ne bidona plastikë dhe të harxhojnë qindra mijëra lekë për depozita dhe pompa.

Kur uji që blihet është më shtrenjtë se në Evropë.

Rama prej 12 vitesh premton ujë dhe gënjen shqiptarët. Tani për zgjedhje ka nisur të njëjtin avaz me ujin. A ka mbetur më shqiptarë të besojnë përrallat e tij?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)

arjan konomi

Sondazh

Poll