Aktualitet

EMRI/ U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja shqiptare në Romë, çfarë dihet deri më tani

Ndër hipotezat që po hetohen për zhdukjen e Ilarias është mundësia që ajo të ketë ikur pas ndarjes nga i dashuri.

1 Prill 2025, 21:46 Nga r.ll
EMRI/ U largua nga shtëpia pa i thënë askujt, zhduket studentja
ilaria sula

ITALI- Një 22-vjeçare shqiptare, studente në fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza në Romës është raportuar e zhdukur. Ilaria Sula, sipas disa të afërmve të saj, u zhduk më 25 mars nga zona Furio Camillo ku jeton. 

Familjarët janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kanë nisur një apel në rrjetet sociale, i cili është ndarë edhe në disa profile të komuniteteve të banorëve të lagjeve të ndryshme.

Gjjithashtu të afërmit kanë paraqitur një ankesë në stacionin e policisë në San Lorenzo. Sipas mediave italiane, janë aktivizuar organet përgjegjëse dhe dhoma e kontrollit në prefekturë për të ndihmuar në gjetjen e saj.

Ndër hipotezat që po hetohen për zhdukjen e Ilarias është mundësia që ajo të ketë ikur pas ndarjes nga i dashuri. Mikesha e saj ka thënë se ajo kishte dalë nga shtëpia në orën 21:30 të 25 marsit dhe nuk kishte thënë lamtumirë.

Pas largimit, Ilaria ka shkëmbyer disa mesazhe në WhatsApp me shoqet e tjera, por që nga data 29 mars ajo nuk ka qenë më në kontakt me asnjë nga ta. 22-vjeçarja është përshkruar si një vajzë e qetë, shumë studioze, dhe pa pasione të tjera veç studimeve dhe aktivitetit në palestër.

ilaria sula

Sondazh

Poll