Aktualitet

Pesticide dhe salmonelë në ushqime, drejtori i AKU: Ne kemi rol kontrollues e jo bllokues

Ai tha se salmonela ka ardhur nga Brazili, ndërsa shtoi se AKU ka ndjekur procedurat e njëjta si ato të Bashkimit Europian dhe nuk ka pasur ankesa nga konsumatorët deri tani.

1 Prill 2025, 21:32 Nga r.ll
Pesticide dhe salmonelë në ushqime, drejtori i AKU: Ne kemi rol
martin jorgaqi

TIRANË- Drejtori i Menaxhimit në AKU, Martin Jorgaqi ka folur për skandalin e ushqimeve të kontaminuara me salmonelë. I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai theksoi se AKU ka një rol kontrollues dhe se ndodhin raste të tilla edhe në vende të tjera.

Ai tha se salmonela ka ardhur nga Brazili, ndërsa shtoi se AKU ka ndjekur procedurat e njëjta si ato të Bashkimit Europian dhe nuk ka pasur ankesa nga konsumatorët deri tani.

"Ushqimet e kontaminuara ndodhin edhe në botë. AKU ka rol kontrollues dhe jo bllokues. Produktet janë jetëgjatësi të ndryshme. Në rastin konkret, Autoriteti i Kombëtar i Ushqimit kryen të njëjtat procedura që kryen në vendet e BE-së. Vinte nga Brazili salmonela, sepse është një shpërndarës i mishit në nivel global.

Nuk rezulton se ka sasi të këtij mishi në treg, edhe në gjurmueshmërinë që kemi bërë për subjektet që kanë marrë këtë produkt. 2.6 ton salmonelë mund edhe të jetë konsumuar. Kemi pasur kontakte me Institutit e Shëndetit Publik dhe s’kemi pasur raportime nga konsumatorë.", u shpreh Jorgaqi.

martin jorgaqi aku

Sondazh

Poll