1 Prill 2025, 20:18
Nga A.Ll
Rebeka Ganon
TIRANË - Marcos Barcenilla/ Pasi plotësuam formularët e zhytjes në gjuhën angleze, ne më pas shkuam te pika e zhytjes.
Unë isha në një grup zhytje me Rebekan dhe të dashurin e saj.
Ajo që më bëri përshtypje është se pajisjet i rregullonte vajza që ishte dhe përkthyese.
Në momentin që Rebeka provoi jelekun, pajisja kishte probleme me ajrin.
Por këtu duket se vajza që ishte përkthyese diçka i ndryshoi, dhe jeleku u duk se funksionoi në rregull.
Chris theksoi edhe njëherë para grupit hetues se e vetmja që merrej me pajisjet e zhytjes ishte vajza që kryente edhe rolin e përkthyeses.
Që bënte edhe rolin e organizatores.
Por ndërsa ai u zhyt në thellësi të detit bashkë me Rebekën, ai nuk mundi ta shquajë më atë.
Kjo sepse sipas tij, uji ishte i papastër.
Në lidhje me këtë ngjarje në pyetje u mor edhe një tjetër pjesëtar i grupit të zhytësve të huaj.
Që edhe ky kishte qëndruar mbi ujë, deri në pritje të radhës së tij për t’u zhytur.Kjo pasi bashkë me të dashurën e tij, bënin pjesë te grupi fillestar i zhytësve.
Marcos Barcenilla
Unë dhe e dashura ime ishim te grupi fillestar i zhytësve. Ndërsa Rebeka dhe i dashuri i saj te grupi mesatar.
Kur isha në pritje të radhës sime, unë pashë që Rebeka po kërkonte ndihmë. Në këtë moment në ndihmë të saj shkoi pronari i skafit, por fillimisht nuk e gjeti, dhe doli mbi ujë pa vajzën.
Unë e pashë që ai u zhyt sërish dhe këtë herë doli nga uji pas disa minutash bashkë me Rebekën, të cilën e solli te skafi.
Aty ku e ndihmoi e dashura ime që është mjeke, e cila i dha ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca.
Të njëjtave deklarimeve u qëndroi edhe një tjetër zhytës i pranishëm në skenën e ngjarjes.
I cili pa instruktorin të hidhej në det për të ndihmuar Rebekën.
Por që u zhyt pa pajisje ndihmëse.
Gjë të cilën e bëri vetëm herën e dytë, ndërsa mori pajisjet e njërit prej zhytësve spanjollë, që ndërkohë ishte mbi varkë.
Seven Arkesteijn
Sapo pa që vajza po kërkonte ndihmë, instruktori u hodh menjëherë në det, por u nis pa pajisje.
Më pas shoku im Marcos çoi pajisjet e zhytjes. Por edhe pse instruktori arriti ta nxirte Rebekan nga uji, ajo nuk dukej të kishte shenja jete./ "Në Shënjestër", Balkan Web
rebeka ganon marcos barcenilla
Aktualitet
1 Prill 2025, 20:10
A.Ll
Rebeka Ganon
TIRANË - Ne u paraqitëm te qendra e zhytjes rreth orës 9:00.
Aty na priti një vajzë e cila përgatiste pajisjet...
Aktualitet
1 Prill 2025, 20:02
r.ll
rebeka
TIRANË- Rebeka Ganon ishte një vajzë që e donte jetën dhe natyrën. Një vajzë e cila në portretin e saj ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 19:37
A.Ll
Godina e RTSH
RTSH - Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik ka vendosur të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgji...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:38
N.F
Transporti i drogës
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar sot në disa zona të Italisë...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:45
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier ka shkuar sot...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në maj të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi vendimin e moszgjatjes së koncesionit fitimprurës të ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:29
N.F
Foto ilustruese
KUÇOVË- Një elektriçist raportohet se është rrëzuar aksidentalish nga një shtyllë teksa po...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:13
r.ll
samir mane
TIRANË- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të ci...
Aktualitet
1 Prill 2025, 15:58
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. I riu i arrestuar akuzohet p&e...
Aktualitet
1 Prill 2025, 14:55
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij...