Aktualitet

Shoqëria Civile kërkon që të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore (DEKLARATA)

15 Janar 2020, 18:03 Nga DOSJA
Shoqëria Civile kërkon që të jetë pjesë e

TIRANË- Disa përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë kërkuar që të jenë palë vendimmarrëse lidhur me Reformën Zgjedhore.Brisida Gjikondi u shpreh se Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij.

Deklarata e Shoqërisë Civile:

Ne një grup aktivistësh civilë nisur nga marrëveshja politike jashtë parlamentare mbi reformën zgjedhore e realizuar dje në një ambient neutral pa dijeninë dhe përfshirjen e qytetarëve shqiptar.

DEKLAROJME:

Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij.Reforma zgjedhore deri me tani ka dështuar për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj klase politike, që primare ka patur pushtetin e vet të pandershëm se sa përfaqësimin real të shqiptarëve.

Për këtë arsye, tashmë që tryeza e reformës zgjedhore ka dalë jashtë zyrave parlamentare, mbështetur edhe në rekomandimet e forta të OSBE ODHIR për gjithëpërfshirjen e qytetarëve shqiptarë në reformën zgjedhore, e cila është jetike pe fatet e tyre, KERKOJME të jemi palë vendimmarrëse me të drejta të barabarta me anëtarët e tjerë të këtij Komisioni të Reformës Zgjedhore me qëllimin që kjo reformë t’ju shërbejë qytetarëve shqiptarë!

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(R.G, A.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore shoqeria civile konsensusi i paleve per zgjedhoren reforma zgjedhore shoqeria civile

Sondazh

Poll