Aktualitet

“Darkat me shokë dhe festa”, Artan Hoxha ‘zbërthen’ burgjet pas lirimit të Endrit Dokles: Ua mban xhepi, dalin e kthe

15 Janar 2020, 19:31 Nga DOSJA
“Darkat me shokë dhe festa”, Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha u shpreh se nuk çuditej nga lirimi i Endrit Dokles. I ftuar në “AbcNews”, Hoxha shtoi se aktualisht nga burgu nuk dalin vetëm ata që nuk duan të dalin apo nuk ua mban xhepi. Ndër të tjera, gazetari theksoi se di shumë raste kur të dënuarit kanë dalë për festa apo darka me shoqërinë dhe janë kthyer sërish.

Nuk më çudit. Nga burgu po dalin të gjithë. Vetëm ata që s’kanë lekë dhe kanë ngelur edhe për avokat nuk dalin dot. Ose ata që nuk duan të dalin. Këta njerëz nuk kanë nevojë, këta e përballojnë. Ne u kujtua prapë kur Gjykata e nxorri. Por mirë, nuk u kujtove ti kur shkoi çështja në gjykatë? Ne dimë shumë raste që ka pasur të dënuar që kanë dalë për festa apo për darka me shoqërinë dhe janë kthyer sërish. E thashë, këtë leje s’e marrin të gjithë, por ata që ua mban xhepi,”– u shpreh Artan Hoxha.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e kaluar nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Vendimi është apeluar prokuroria e Krujës.

(f.m/dosj.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha endrit dokle lirohet endrit dokle artan hoxha endrit dokle lirohet endrit dokle

Sondazh

Poll