Aktualitet

“Na nxirr një xhiro në Tiranë”, Artan Hoxha tregon si dalin të dënuarit vërdallë: Për Dajtin s’ishte hera e parë,

15 Janar 2020, 18:59 Nga DOSJA
“Na nxirr një xhiro në Tiranë”, Artan Hoxha tregon si

TIRANË– Gazetari Artan hoxah ka komentuar pamjet që bënë xhiron e të gjitha mediave ku shihej i dënuari Dritan Dajti që të shëtiste në ish-Bllok, ku ishte drejtuar për tek dentisit. I ftuar në studion e “AbcNews”, hoxha u shpreh se nuk ishte hera e parë që ndodhte ajo gjë, ndërsa shtoi se fatmirësisht ishin marrë masat sepse Dajti u rikthye në qeli. Artan Hoxha u shpreh se nëse një të dënuari ia mban xhepi, mund të shkojë dentist në burg dhe i dënuari s’ka pse të lirohet. Gazetari shtoi se ka të dënuar që pas seancës gjyqësore kërkojnë që toga t’u bëjë një xhiro nëpër Tiranë.

“Pse hera e parë është që shkon Dritan Dajti tek dentisit? Unë them jo. Ka dy plane që mud ta shohësh këtë ngjarje. Së pari, ai lejohet një të dënuari të marrë këtë shërbim mjekësor? Nëse po, ku është problem aty. Pastaj duhet parë edhe nëse ishin marrë masat për shoqërimin e tij në mënyrë që të mos ketë kontakte me persona të tjerë, të arratiset apo të marrë një informacion që e ka të pamundur ta marrë në burg? Që masat janë marrë, janë marrë sepse ai është kthyer sërish në qeli. Ky fakt tregon që masat janë marrë.

E di ti që ka të dënuar që pasi dalin nga salla e gjyqit i kërkojën togës që bën shoqërimin ‘na bëj dhe një xhiro’? Sepse ata janë të izoluar dhe kanë dëshirë të shohin. Ne kujtohemi kur e kap media dhe e denoncon…por s’e dimë se çfarë bëhet aty brenda. Mua më çudisin këto reagimet më pas që shkarkojë togën. Ti mos e lejo atë të dënuarin të shkojë, kaq mos e lejo. Merr dentistin, nëse të dënuarit ja lejon xhepi dhe e çon në burg,”- tha Artan Hoxha.

I dënuari me 25 vite burg r masakrën e Durrësit, Dritan Dajti, u shfaq për herë të parë në publik pas shumë vitesh. Dajti u shfaq në zonën e ish-Bllokut, i shoqëruar nga shuma forca policie, teksa shkonte për tek dentisti. Kjo ‘xhiro’ u kushtoi “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha dritan dajti dritan dajti xhiro ne bllok artan hoxha dritan dajti dritan dajti xhiro ne bllok

Sondazh

Poll