Aktualitet

Mega-operacion në Tiranë/ Shoqërohen zyrtarë dhe ndërtues që abuzuan me pallatet, del lista e plotë (Emrat)

  • Paloka: Bushi dhe Gjushi po bëjnë letrat, babëzia e tyre solli dhjetëra viktima
  • Ironizon Manjani: Në bashkinë e Durrësit dhe Tiranës s’ka tërmet, dihet kush e ka fajin
  • kush është ish-kryekomunari Fatbardh Plaku që kërkohet për falsifikim dokumentash
  • Paraprakisht mësohet se në pranga kanë rënë 27 persona, ndërsa Policia e Tiranës vijon aksionin për kapjen e 11 të tjerëve.
    Featured image of article: Mega-operacion në Tiranë/ Shoqërohen zyrtarë dhe ndërtues që abuzuan me pallatet, del lista e plotë (Emrat) Luan Beta dhe Fatbardh Plaku
    Përditësuar:

    TIRANË– Zyrtarë, ish-zyrtarë dhe ndërtues të pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, në Vorë, Kashar dhe Farkë janë ndaluar nga policia gjatë një aksioni policor të zhvilluar pasditen e sotme. Dosja.al mëson se janë lëshuar 38 urdhër arreste nga Prokuroria e Tiranës për persona që akuzohen për abuzime me ndërtimet e pallateve në Tiranë, apo për ndërhyrje në to. Mes urdhër-arresteve, mësohet janë edhe janë edhe ish-kryekomunarët e Farkës Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

    Paraprakisht mësohet se në pranga kanë rënë 27 persona, ndërsa Policia e Tiranës vijon aksionin për kapjen e 11 të tjerëve.

    Sipas bilancit të bërë pas tërmetit të 26 nentorit, në Tiranë kanë rezultuar të dëmtuar rreth 448 pallate dhe 548 shtëpi private. Prokuroria nisi menjëherë hetimet dhe ka konstatuar shkelje të rënda në ndryshime të planimetrive të pallateve, si psh. Hollimin e bazamenteve të tyre. Shumë prej kateve të para të lokaleve janë kthyer në lokale, brenda të cilëve janë kryer punime duke çuar në dobësimin e kolonave.  Sipas prokurorisë, përgjegjësia për dëmet e shkaktuar pas tërmetit të 26 nëntorit bie edhe mbi këta abuzues.

    Lista disa prej personave:

    1-Fatbardh Plaku

    2-Merita Kushi

    3-Bukurije Halili

    4-Ali Dyrmishi

    5-Vjollca Hoxholli

    6-Anila Harxhi

    7-Gerti Çalliku

    8-Jani Ikonomi

    9-Qirjako Gjergo

    10-Sherbet Shehi

    11-Naim Shehi

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    12-Luan Beta

    13-Ermir Cina

    14-Stela Maze

    15-Besnik Fuçia

    16-Gëzim Shkalla

    17-Adhurim Qehajaj

    18-Zhaneta Tagani

    19-Pellumb Fortuzi kapur

    20-Xhevahir Doda kapur

    21-Reis Muca

    22-Hekri Disha

    23-Agim Eski

    24-Faik Fejzo

    Të njëjtin operacion zhvilloi edhe Policia e Durrësit, rreth një muaj më parë duke vënë në pranga 10 policë, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa një efektiv u shpall në kërkim. Ndërsa Gjykata e durrësit, vendosi të lehtësojë masat e sigurisë për 10 nga 18 zyrtarët e prangosur, duke i lënë të lirë. Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest në burg” kanë mbetur:  Ermal Petova (Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani (Polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra, Petrit Neziri, Dëshir Dakoli, Ndriçim Shika dhe Gjergji Gerco.

    (f.m/dosja.al)

    Një Koment në “Mega-operacion në Tiranë/ Shoqërohen zyrtarë dhe ndërtues që abuzuan me pallatet, del lista e plotë (Emrat)

    1. Fusni keta e lironi indrit doklen…

    Shto Koment