1 Prill 2025, 19:37
Nga A.Ll
Godina e RTSH
RTSH - Këshilli i ri Drejtues i Televizionit Publik ka vendosur të nisë nga e para garën për Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Anëtarët e sapozgjedhur të këshillit kanë rrëzuar të gjithë procedurën që ishte hapur më 6 janar, për zgjedhjen e drejtorit, duke e shpallur atë të pavlefshme për shkak të shkeljeve që Kuvendi gjeti në proces.
Këto parregullsi ishin një nga arsyet që çuan në shkarkimin e 11 anëtarëve të mëparshëm të bordit drejtues.
Gjatë mbledhjes së mbajtur këtë të martë, Këshilli Drejtues vendosi me unanimitet që të anulohej procedura e mëparshme, e cila ishte pezulluar më 30 janar pas një kërkese të Komisionit parlamentar të Medias. Pas kësaj, vendimi i Këshillit Drejtues është që të rihapen aplikimet dhe gara të rinisë nga e para, për të siguruar një proces të pastër dhe transparent.
Nga data 2 prill deri më 15 prill, të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për pozitat e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH duhet të paraqesin dokumentet e kërkuara sipas procedurave ligjore, të cilat mund të gjenden në faqen zyrtare të RTSH. Pas periudhës së aplikimeve, Këshilli Drejtues do të shqyrtojë aplikimet në një mbledhje të dytë dhe do të vazhdojë me procesin përzgjedhës.
Një tjetër pikë e rëndësishme e mbledhjes ishte miratimi i projektbuxhetit të RTSH, një hap i rëndësishëm për sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të Televizionit Publik Shqiptar në vitet në vijim.
këshilli i ri drejtues i televizionit publik rtsh
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:38
N.F
Transporti i drogës
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar sot në disa zona të Italisë...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:45
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier ka shkuar sot...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:33
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në maj të vitit të kaluar, Qeveria njoftoi vendimin e moszgjatjes së koncesionit fitimprurës të ...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:29
N.F
Foto ilustruese
KUÇOVË- Një elektriçist raportohet se është rrëzuar aksidentalish nga një shtyllë teksa po...
Aktualitet
1 Prill 2025, 16:13
r.ll
samir mane
TIRANË- Revista “Forbes” ka publikuar listën e 3000 miliarderëve në mbarë botën, pasuria e të ci...
Aktualitet
1 Prill 2025, 15:58
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar. I riu i arrestuar akuzohet p&e...
Aktualitet
1 Prill 2025, 14:55
E. D
foto ilustruese
SARANDË- Policia e Sarandës ka arrestuar 55-vjeçarin Adriatik Bodini, i cili goditi me thikë bashkëshorten e tij...
Aktualitet
1 Prill 2025, 14:48
E. D
Foto ilustruese
SARANDË- Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Sarandën ku një 55-vjeçar plagosi bashk&eum...
Aktualitet
1 Prill 2025, 14:45
M.B
Foto ilustruese
BALLKAN- Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin dr...
Aktualitet
1 Prill 2025, 14:42
I.A
Protesta
SHKODËR- Banorët e lagjes 'Besëlidhja' në Hot të Ri në Shkodër ditën e sotme kanë protestuar për...